Suedia kërkon anëtarësimin në NATO në këmbim të dërgimit të aeroplanëve në Ukrainë

6 Tetor 2023, 19:55| Përditesimi: 6 Tetor 2023, 20:02

  • Share

1696615321_reu.jpg

Suedia do t’i dërgojë ukrainasve një paketë të re mbështetjeje ushtarake me vlerë 199 milionë dollarë, e cila përbëhet kryesisht nga municione artilerie.

Ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson, deklaroi në një konferencë për shtyp se forcat e armatosura duhet të raportojnë deri më 6 nëntor mbi potencialin e dërgimit të aeroplanëve, Jas Gripen në Ukrainë pasi qeveria u kërkoi atyre të vlerësonin çështjen.

Por, ai përsëriti se për arsye të sigurisë së brendshme, Suedia do të duhet të bëhet anëtare e NATO-s përpara se të mund të dorëzojë ndonjë aeroplan luftarak, raporton Reuters.

Suedia shpreson t’i bashkohet aleancës së mbrojtjes së NATO-s së shpejti, megjithëse pranimi i saj është vonuar nga vendet anëtare si Turqia dhe Hungaria.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Masakër në funeralin e një ushtari ukrainas! Rusia sulmon me raketa, 51 të vrarë


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?