Ekipi i femrave të Suedisë ka arritur një rezultat historik duke mposhtur Gjeorgjinë vendase 0-15.
Protagoniste në këtë sfidë ishte edhe futbollistja Kosovare Asllanit, shqiptare e Kosovës. Asllani u fut në lojë në pjesën e dytë si zëvëndësuese, duke realizuar 2 gola në sfidë.
Fillimisht ajo shënoi në minutën e 76 të sfidës duke i çuar shifrat në 0-13, e vetëm pas 5 minutash realizoi sërish duke i dërguar shifrat e ndeshjes në 0-14.
Ekipi suedez vijon të udhëheq grupin A me 18 pikë të plota dhe me vetëm 1 gol të pësuar në 6 ndeshje të zhvilluara.