Suedia e ‘imunitetit të tufës’ izolohet nga vendet europiane

16 Qershor 2020, 15:45| Përditesimi: 16 Qershor 2020, 15:48

  • Share

Kufijtë në Evropë janë rihapur, por të paktën shtatë vende i ndalojnë suedezët të hyjnë, përfshirë Danimarkën, Norvegjinë dhe Finlandën fqinje ndërsa 5 vende të tjera iu kërkojnë atyre që të karantinohen.

Ndërgjegjësimi i qytetarëve nuk është i mjaftueshëm

Vendimet e qeverisë në Stokholm kanë shkaktuar shumë hutime dhe veçanërisht jashtë saj, teksa zgjedhjet e ekzekutivit për çështjen e pandemisë janë bazuar shumë në vetëdijen e qytetarëve.

Bllokimi për të frenuar përhapjen e pandemisë në Suedi nuk u zbatua kurrë sepse sipas autoriteteve do të kishte shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë kombëtare.

Një pragmatizëm që përfundoi në mënyrë eksponenciale duke rritur kurbën e infeksioneve dhe vdekjeve.

Shkalla e lartë e vdekshmërisë

Suedia ka regjistruar pothuajse 5,000 vdekje nga COVID-19 me një nga nivelet më të larta të vdekshmërisë në botë me 484 viktima për milion banorë.

Të qenit në një pozitë të tillë është një ‘risi’ absolute për Suedinë e cila konsiderohet pothuajse në të gjitha fushat si një nga vendet më të mira në botë dhe që gjithmonë është vlerësuar për organizimin, sigurinë dhe sistemin e shkëlqyeshëm shëndetësor.

Tani, me qasjen e vendit ndaj pandemisë, ka bërë që të gjithë suedezët duhet të anulojnë planet e tyre të udhëtimit jashtë vendit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?