Ambasadorja suedeze Elsa Hastad dhe kryeministri Edi Rama

Suedia drejt anëtarësimit në NATO, ambasadorja suedeze në Tiranë takim me Ramën! Ministrja e Jashtme: Shqipëria do bëjë çdo gjë për të përshpejtuar procedurat

16 Maj 2022, 16:40| Përditesimi: 16 Maj 2022, 18:41

  • Share

TIRANË- Ambasadorja e Suedisë në vendin tonë, Elsa Hastad ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama, ku e ka informuar mbi aplikimin e vendit të saj në NATO.

Ajo ka publikuar një fotografi nga takimi me Ramën, ndërsa e ka falënderuar për mbështetjen e tij në këtë proces.

“Ky është një moment historik. Takim me kryeministrin Edi Rama, duke e informuar për vendimin e Suedisë për dorëzimin e aplikimit për anëtarësim në NATO. Faleminderit Kryeministër për takimin shumë të mirë dhe mbështetës!”, shkruan ajo.

Një ditë më parë Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka e cila mori pjesë në takimin jo zyrtar të Këshillit të Atlantikut të Veriut është shprehur pro anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Suedia mori vendimin zyrtar ditën e sotme për të paraqitur kërkesën për anëtarësim në NATO, duke ndjekur hapat e fqinjit të saj Finlandës.

Ora 18:38
Suedia do të bëjë kërkesë për anëtarësimin në NATO, Ministrja e Jashtme: Shqipëria do bëjë çdo gjë për të përshpejtuar procedurat

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar për vendimin e Suedisë për të kërkuar anëtarësimin në NATO. Xhaçka shkruan se Shqipëria do bëjë çfarëdo të jetë e nevojshme për të përshpejtuar procedurat.

“Vendimi  i Suedisë për të kërkuar anëtarësimin në NATO është një lajm i mirë për Aleancën dhe për sigurinë tonë kolektive. Shqipëria e mirëpret këtë vendim dhe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të përshpejtuar procedurat.”, shkruan Xhaçka.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Irir: 17/05/2022 03:43

    /ANITA.../,Shqiperia s'do behet pengese,por nuk duhen harruar antikat e Shqiperise dikur ne OKB ne lidhje me Kinen e Taiwanin.Dhe Kina sot eshte nje nga vendet me te drejte veto qe nuk njeh Kosoven si shtet i pavarur.Ishte po kjo Shqiperi dikur qe doli kunder ngjarjeve ne Hungari,po kjo Shqiperi qe doli nga Traktati i Varshaves kur u sulmua Cekosllovakia (nje veprim per t'u duartrokitur),ishte po kjo Shqiperi qe u ngaterua ne luften civile greke,dhe ne disa vende te botes se trete,etj.Mund t'ia faturosh diktatures,por analet hist.dhe diplomatike thone Shqiperia dhe jo gjithmone hyjne ne hollesi me emra politikanesh.

    Përgjigju
  • Anita kurti: 16/05/2022 19:20

    Shqiperia sdo behet asnjeher pengese per anteresimin e suedis ne nato ne duam perkrahjen tuaj dhe e mirpresim bashkpunimin

    Përgjigju
  • Red&black: 16/05/2022 18:28

    VETO PER NE NATO SUEDIS DHE FINLANDES...OSE NE NE EUROP OSE ATA JASHT NATOS...

    Përgjigju
  • Besnik: 16/05/2022 18:20

    Keto takime te bera nga z Rama shpresojme te sjellin lajme sa me te mira. Suksese gjithe vendeve qe duan te anetaresohen ne NATO

    Përgjigju
  • boli: 16/05/2022 18:18

    jeni i vetmi qe keni krijuar te tilla marrdhenie diplomatike me njerez te lart dhe me pozita jasht vendit. ishalla na thoni gjera sa me pozitive nga ky takim

    Përgjigju
  • Klaus: 16/05/2022 18:01

    Takime te tilla sjellin lajme te mira keshtu qe presim te na thoni gjera pozitive

    Përgjigju
  • ela: 16/05/2022 17:09

    Rama kryeministri me i mire i koherave dhe veshtire qe mund te vije nje tjeter kryeminister kaq i pergatitur.Ne gjithe keto takime nuk di te kete rwzutur njeri takim deshtim dhe as nuk e presim te ndode.Suksese shteteve qe presin te anetaresohen ne Nato.

    Përgjigju
  • Landii: 16/05/2022 17:08

    Presim lajme pozitive! Ashtu si na keni nderuar gjithmone ne cdo takum tuajin Z.Rama le te kemi lajme frytedhenese edhe ne kete takim!

    Përgjigju
  • Neritan: 16/05/2022 17:06

    Suksese vendeve qe po presin anetaresimin ne Nato.Kenaqemi kur degjojme fjale te mira pas takimeve qe oranizohem mes Rames dhe vendeve te huaja.

    Përgjigju
  • Koli: 16/05/2022 17:03

    Jeni me te vertet per tu vleresuar per mardheniet e shkelqyera diplomatike qe keni krijuar me cdo shtet ????????????????????????

    Përgjigju
  • denisa: 16/05/2022 17:02

    Pro anetaresimit te vendeve qe e meritojne plotesisht Naton.Rama ka vertetuar me kohen qe vendimet dhe mendimet e tij jane gjithmone te drejta.Na krenon gjithmone.

    Përgjigju
  • Geli: 16/05/2022 17:00

    Jeni me te vertet nje diplomat shume i zoti kryeminister , keni mardhenie te mira me cdo shtet ????????????????????????

    Përgjigju
  • Kleandro: 16/05/2022 16:57

    Uroj qe ky takim ti ket shkuar mbare. Vetem lajme pozitive te degjojme

    Përgjigju
  • Besnik: 16/05/2022 16:56

    Ishalla lajme te mira te marrim nga ky takim, beni mire qe mbani marrdhenie te mira me vendet e tjera sepse jane te rendesishme per ne

    Përgjigju
  • Andi: 16/05/2022 16:56

    Nje lajm shume i mire tashme qe dhe tensionet jane rritur antarsimi ne nato eshte nje menyre shume e mire per te ruajtur shtetin

    Përgjigju
  • Igli: 16/05/2022 16:54

    Presim lajme pozitive nga ky takim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?