Këngëtarja Loreen me trofeun

Suedia bën historinë, fiton për të shtatën herë Eurovision! Loreen këngëtarja e vetme që e fiton dy herë! Albina Kelmendi e Shqipërisë në vendin e 22

14 Maj 2023, 06:14| Përditesimi: 14 Maj 2023, 10:10

  • Share

Loreen e Suedisë ka fituar për herë të dytë në Eurovision Song Contest , duke shënuar kështu një triumf historik në një shfaqje ekstravagante dhe të këndshme të mbajtur në Liverpool, në Britani, në emër të Ukrainës. Ajo u bë këngëtarja e vetme që fiton konkursin më shumë se një herë, duke arritur fitoren me baladën pop "Tattoo" dhe duke çimentuar trashëgiminë e saj.

Loreen kishte fituar më parë konkursin në Baku në vitin 2012, me hitin e saj që i ndryshoi karrierën "Euphoria". Fitorja e saj e fundit do të thotë që Suedia barazon Irlandën për më shumë fitore në kompeticion, me nga shtatë. Kjo fitore për Suedinë vjen 50 vjet pasi ABBA fitoi me "Ëaterloo", momenti që i çoi ata në superyll.

Në vendin e dytë u rendit Finlanda me 526 pikë me këngën “Cha Cha Cha” nga Käärijä, kënga ishte një nga më të preferuarat dhe të dashurat e publikut. Në vendin e tretë u rendit Izraeli me 362 pikë me këngën “Unicorn”, kënga u pëlqye nga publiku por edhe nga juria.

Shqipëria u përfaqësua këtë vit me këngën "Duje" e kënduar nga Albina dhe Familja Kelmendi e cila u rendit në vendin e 22 me 76 pikë duke lënë prapa shumë vende të tjera konkuruese të cilat nuk u kualifikuan në gjysmëfinalet për të shkuar në finalen e madhe.

Ora 10:05
Kush është Loreen, këngëtarja suedeze që fitoi Eurovizion 2023 me ‘Tattoo’

Bëri për vete publikun me këngën e saj “Tattoo”, dedikuar një dashurie që ka lënë gjurmë të pashlyeshme. Loreen, përfaqësuesja e Suedisë në Eurosong 2023, e datëlindjes 1983, u rendit mbrëmjen e së shtunës si fituesja për herë të dytë e këtij kompeticioni, pas fitores në 2012-ën me “Euphoria”

Lorine Zineb Nora Talhaoui e njohur si Loreen ka lindur në Stokholm në 16 tetor të vitit 1983. Është një artiste poliedrike, ka interpretuar në filmin “Vinterviken”, por është edhe e njohur si aktiviste politike. 39-vjeccarja është e fejuar me fotografin Charli Ljung. Profili i saj në Instagram është loreenofficial, dhe numëron thuajse gjysmë milioni ndjekës. Shumë prej fotografive të publikuara janë bërë nga partneri i saj.

Sa i përket aktivizmit politik, sicc shkruan “fanpage.it”, në vitin 2012 gjatë pjesëmarrjes në Azerbajxhan, dënoi dhunimin e të drejtave njerëzore në atë vend, dhe ka qenë edhe ambasadore për komitetin suedez të Afganistanit. Vitin e kaluar ajo performoi për eventin bamirës Sverige samlas och hjalper për Ukrainën.

Kënga “Tatto”, me të cilën këngëtarja përfaqësoi Suedinë, flet për dhimbjen dhe dashurinë, dhe bëhet fjalë për zhanrin dance-pop. Kënga flet për një lidhje romantike të trazuar, për të cilën artistja lufton: “Tatto”, ose tatuazh si simbol i dashurisë së pashlyeshme. /Fanpage.it/

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Çentrale: 14/05/2023 14:36

    Nuk fitohet me të bërtitura. Është festival këngësh, jo të klithurash. Kush të bërtas më shumë. Edhe jevgjit këndojnë më mirë

    Përgjigju
  • Lomont: 14/05/2023 12:06

    Po normale qe perfundojm nevend te 22 se kush i perzgjedh kta kengetar qe ven dhe perfaqsojn shqiperin ne Eurovision ,turp te zoti,mall qe svajten te ter si farefis do ish me mir nja 20 veta

    Përgjigju
  • Ledina: 14/05/2023 11:24

    Familja Kelmendi e perfaqesoi denjesisht kombin shqiptar ne Eurovizion. Une isha per fitoren e Finlandes.

    Përgjigju
  • Edi: 14/05/2023 09:46

    Akoma se keni kuptuar se eurovizioni eshte komplet propagand? Duan te pasqyrojn sikur gay, trans etj jane gjera normale e jane kunder familjes tradicionale qe pasqyron Albina me familjen e saj. Madje mendoj edhe aq pik shum i dhane. Qe te fitosh nje festival te till duhet te jesh trans ose gay. Nese nuk me besoni hyni e lexoni wikipedia per kengetaren qe fitoj per here te dyte. Shkurt muhabeti Shqipria nuk duhet te marre me pjese e ska pse ju paguan leke atyre te degjeneruarve.

    Përgjigju
    • @edi: 14/05/2023 11:15

      Shume sakte, ishte e qarte qe mesazhi i familjes nuk hynte fare aty. Ne pergjithesi mesazhet tona nuk kane lidhje me ate shfaqje dhe nuk ka arsye te marrim pjese

    • Bim: 14/05/2023 11:04

      Kjo kengtarja nuk eshte as gay e as trans por e fejuar me nje fotograf. Ti vazhdo e futja kot

  • Ariu: 14/05/2023 08:57

    Nuk paskemi fituar ne?! Çne se ne ishim pretendend...për mortjen që nuk u bie mu në kokë atyre që e zgjodhën!

    Përgjigju
  • Albana: 14/05/2023 07:38

    Kenga shqiptare dhe performance ishin excellent.

    Përgjigju
    • Vetem kengetare sjeni: 14/05/2023 14:34

      Vazhdoni me klithma se nuk dini te beni gje tjeter

    • Scutari: 14/05/2023 07:52

      Po po! Edhe ma mirë se Gjermania!

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?