Kabulli i dëmtuar

Subjekti privat dëmton rrjetin e tensionit të mesëm, një pjesë e Dhërmiut mbetet pa energji elektrike

8 Gusht 2020, 12:51| Përditesimi: 8 Gusht 2020, 14:34

  • Share

Një avari për shkak të dëmtimit të rrjetit të tensionit të mesëm nga një subjekt privat ka lënë pa energji elektrike zonën e Drimadhes në Dhërmi.

Sipas OSHEE një subjekt privat ka dëmtuar rrjetin e tensionit të mesëm dhe për pasojë një pjesë të zonës në Drimadhes (Dhërmi) është pa energji elektrike.

OSHEE njofton se po punohet në terren ndodhet brigada e emergjencës për riparimin e avarisë.

Kjo situatë ndodh në kulmin e sezonit turistik dhe verës dhe në një nga zonat më të frekuentuara.

Komento

Komente

  • Reli: 08/08/2020 17:26

    Po pra si ka mundesi nuk behet publike emri kompanise qe demtoi. Gjoba qe mori. Derisa oshee nuk paguan per demin qe u ben njerezve qe i le pa drita keshtu ka per te vazhduar.

    Përgjigju
  • LORA: 08/08/2020 14:42

    Ky subjekti privat qe demton rrjetin elektrik a ka emer dhe a duhet te demshperbleje sa qimet e kokes per demin?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?