Gjirokastër/ S'u dha pagat, dy indianët kallëzojnë në polici pronarin gjirokastrit të skrapit

30 Nëntor 2023, 11:59| Përditesimi: 30 Nëntor 2023, 21:33

  • Share

Gjirokastër - Dy shtetas indianë kanë kallëzuar në polici pronarin gjirokastrit se nuk i ka dhënë pagat.

Nga njoftimi i policisë mësohet se 46 vjeçari kishte biznes një pikë vendgrumbullimi skrapi.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 46 vjeç, pasi 2 shtetas indianë, banues në Gjirokastër, të punësuar në biznesin e 46-vjeçarit (vendgrumbullim skrapi), kanë kallëzuar se ky shtetas nuk iu ka dhënë pagat e disa muajve, thuhet në njoftimin e policisë.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?