Punonjesit e OSSH gjatë riparimit të dëmeve

Stuhitë e borës nxorën jashtë përdorimit 20 shtylla elektrike në Valbonë! OSSH: Situata drejt normalizimit

5 Janar 2021, 13:43| Përditesimi: 5 Janar 2021, 14:02

  • Share

Si pasojë e stuhive të borës, ditët e fundit në Valbonë janë krijuar probleme me energjinë elektrike, pasi janë dëmtuar disa shtylla elektrike.

OSSH bën me dije se situata po shkon drejt normalizimit. Ndërkaq nga ana e drejtorisë rajonale të OSSH Kukës, u morën menjëherë masat për ngritjen e brigadave të avarisë për riparimin e defektit duke bërë që linja të rivendoset në punë brenda pak orësh.

“Për shkak të motit të keq me stuhi bore, në datën 30 dhjetor linja e Valbonës me gjatësi 50 km pësoi defekt të rëndë, si pasojë e dëmtimit të mbi 30 traversave, thyerjes dhe daljes jashtë përdorimit të 20 shtyllave elektrike. Nga ana e drejtorisë rajonale të OSSH Kukës, u morën menjëherë masat për ngritjen e brigadave të avarisë për riparimin e defektit duke bërë që linja të rivendoset në punë brenda pak orësh. Por sërish në mbrëmjen e datës 30 dhjetor, linja pësoi defekt për shkak të dëmtimit dhe të dy kabinave ajrore, si pasojë e djegies së transformatorëve dhe pajisjeve të tjera. Nga ana e OSSH Kukës, puna ka vijuar intensivisht dhe në ditët e para të vitit të ri duke eliminuar pothuajse të gjitha dëmtimet që pësoi linja e Valbonës.

Ndonëse linja shtrihej në terren malor dhe rruga ishte e pakalueshme si pasojë e trashësisë së dëborës, grupet e avarisë së OSSH Kukës, kanë pastruar aksin e linjës përmes fadromave dhe bënë të mundur vendosjen e 15 shtyllave të reja dhe të gjitha traversat që u dëmtuan nga stuhia e borës. Aktualisht janë pa vendosur dhe 5 shtylla beton arme. Po gjatë kësaj periudhe u rindërtuan nga e para 2 kabinat ajrore, ku u vendosën transformatorët e rinj dhe pajisjet e reja. Sot linja është vendosur pjesërisht në punë dhe pa energji elektrike ka mbetur segmenti i fundit i linjës së Valbonës, konkretisht 20 subjekte private dhe 20 abonentë familjarë. Në terren vijon puna nga punonjësit e OSSH Kukës dhe brenda ditës së nesërme do të riparohet avaria në të gjithë linjën e Valbonës”, njofton OSHEE.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dherash dhe gurësh në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë, gjatë ditës e djeshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?