Stuhia/ Tirana nën ujë, përmbyten dhjetëra biznese! Pronarët duan dëmshpërblim: Kemi dëme, 112 s’na u përgjigj! Shkak bllokimi i kanalizimeve

Tirana u zgjua këtë të shtunë nën ujë. Prej ditës së premte vendi ynë u godit nga ‘Ciaran’.

Stuhia e pazakontë e shiut që përfshiu vendin ka lënë pas rrugë e biznese të përmbytura në kryeqytet.

Bizneset rreth lumit të Lanës këtë mëngjes i kishin ulur qepenat. Edhe ato janë përfshirë nga përmbytjet. Elizabeta Rushiti tregon se ka rreth 3 milionë lekë dëm në biznesin e saj me rroba të përdorura.

“Me ato ushqehemi, paguajmë taksat. Brenda 1 minute u mbush dyqani full. Rrobat janë lagur shumë, i kam hedhur. Edhe këpucët nga ana tjetër. Rreth 3 milionë lekë”, thotë ajo.

Me një situatë të tillë tregon se është hera e parë e parë që përballet dhe thotë se thirrjeve për ndihmë nuk I është përgjigjur 112.

“Ka qenë shumë keq. Kam marrë emergjencën dhe nuk ka ardhur. Pompat nuk funksiononin. I kam nxjerrë me kova”, vijon Rushiti.

Kjo agjenci turistike po në të njëjtën zone është totalisht e prekur dhe e përmbytur.

“Marrim në telefon 128, 112. Na u mbytën bodrumet, garazhet, dyqanet. Asnjë s’ka ardhur. Asnjë se ka vra mendjen fare. Dyqanet këtu njëherë kanë mbaru gjithë po doli edhe sot. Do përmbyten gjithë pallatet”, tha pronari i agjencisë turistike.

Në rrugën e Elbasanit një tjetër biznes veshmbathjesh u prek nga stuhia. Pusetat e bllokuara u bënë shkak për përmbytjet e këtij ambienti tregtar sipas pronares.

“U mbush plot me ujë dyqani. Thirra zonjën që më ndihmoi një shoqja ime. E nxorëm jashtë. Do i lutem komunales, duhet të pastrojnë gjethet se i lënë aty ku janë. I kemi hap vetëm me dorë”, tregon një tjetër pronare.

Ky qytetar tregon i tronditur video nga telefoni i tij sesi në pak orë dyqani i tij me atlete u përmbyt  i gjithi.

“Në këtë koment nga rruga, hyri i gjithë uji nga brenda”, shprehet ai.

Shiu dhe breshëri i dendur  që vijuan edhe përgjatë të shtunës kanë nxjerr në pah edhe problematikat me disa rrugë për shkak të infrastrukturës së amortizuar.

Rrugë të përmbytura pati në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, Don Boskos, Kombinatit, Astirit, Yzberishtit dhe rruga që të çon për te spitali i Traumës.

Niveli i Lanës u rrit sërish të shtunën nga intensiteti i reshjeve , por nuk ka rrezikuar daljen e saj nga shtrati si një ditë më pare.

Rruga dytësore Tiranë -Durrës në akse të veçanta të saj ka shfaqur problematika me përmbytjet. Përgjatë rrugës  disa pemë e biznese ishin dëmtuar ndërsa makinat të jepnin përshtypjen sikur po notonin në ujë.

Grupet e punës janë  duke punuar për zhbllokimin e dhjetëra segmenteve e bizneseve të përfshira nga përmbytjet. Kryeministri dhe kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj u ka kërkuar qytetarëve bashkëpunim që të minimizojnë lëvizjen me automjete që rrugët të jenë të lira për vinçat dhe ekskavatorët.

Ora 11:18
Bizneset përreth ‘Lanës’ të përmbytura! Pronarja: Dëmi i shkaktuar deri në 300 mijë lekë

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë vendin ditën e djeshme, kanë shkaktuar dëme të shumta edhe në kryeqytet.

Bizneset rreth lumit ‘Lana’ janë përmbytur. Në foto shihet situata e shkaktuar në një prej bizneseve ku shiteshin rroba të vjetra.

Sipas pronares së biznesit Elisabeta Rushiti, dëmet e shkaktuara kapin shifrën e 300 mijë lekëve të reja, duke u shprehur se një pjesë të madhe të mallit të saj e ka hedhur.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 05/11/2023 07:46

    Janë bërë të gjithë si bosa!! Mora këtë e mora atë në telefon thonë dhe harrojnë se i kanë dyqanet nëpër bodrume dhe kanë gërmuar duke i hapur rrugën ujit të hyjë lirshëm. Se mos të marrë ndonjëri çizmet dhe të zhbllokojë pusetën aty para nga gjethet!

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 05/11/2023 05:49

    Ja pra o njeres e shikoni qe zgjidhjet dhe zgjedhjet tuaja,pra pritshmerite tuaja per te marre sherbime ju çojne ne zhgenjime??? Prandaj mos rendni prapa politikaneve kriminele e te korruotuar por ngrihuni e kerkoni respekt,sherbim dhe mbeshtesni unitetin e interesave tuaja jetike nga veprimet arbitrare te pudhtetit te korruptuar e te degjeneruar te kujtdo ngjyre e ftyre.

    Përgjigju
  • artan: 05/11/2023 03:19

    mbani paster kanalet e ujrave ,,,o njerez te piste,,,o llum qe i doni te gjitha gjerat ti bejne te tjeret,,kush pret ti mbaje paster ,,,qeveria...pushta,,o pushta...

    Përgjigju
  • Iris: 05/11/2023 00:54

    Keto jane pallatet qe u zgavruan gjate viteve 90'nga te babeziturit per para,demtuan pallatet duke i bere vulnerabel ndaj termeteve dhe njekohesisht jane shkaktare indirekt te demit te ketyre bizneseve te sotme.Sikur keta biznesmene te kishin thase me rere per te parandaluar permbytjet,ose pakesuar pasojat dhe te ishin te siguruar,sic vepron gjithe bota,sot nuk do te ishin ne kete situate.Gjithashtu bashkia duhet te kishte bere kontrollin e pastrimin e kanaleve kulluese neper qytet te pakten nje deri dy muaj me pare,duhet te mbledhe e pastroje gjethet e mbeturinat rregullisht cdo 1-2 jave dhe duhet te kishte pastruar anet e Lanes larg qendres,kushedi si eshte e mbushur me plehra e hedhurina!

    Përgjigju
  • Andi: 04/11/2023 22:30

    Qe kur shteti demshperblen bizneset me taksat e popullit per shkak te permbytjeve? Ku ndodh! Ai pronar qe kursen pak leke per te bere nje sigurim kunder permbytje, para se te ankohet ta kuptoj qe fajin e ka vete per humbjen financiare qe nuk mori masa te ket nje siguracion! E jo ti qahet shtetit

    Përgjigju
  • franci: 04/11/2023 18:42

    Keta qe kerkojne dem shperblim nga shteti a i kane te siguruara keto ambjente sepse jane agjensite e sigurimeve ato qe duhet ti shprblejne ne te gjith boten,ka ikur koha e rrumpalles,perse duhet qe te demshprblehen nga taksat e popullit.

    Përgjigju
  • Siguracion: 04/11/2023 18:08

    Te paguajne sigurimin kunder permbytjeve. Pse taksat tona do perdoren per ca palo “biznese”. Ti mbyllin fare se si hyjne ne pune kujt.

    Përgjigju
    • Insurance: 06/11/2023 05:58

      Mos e rr..... me ba sigurim por kur te ndodhi si tani paguaj e mos druaj. Apo pret qe me taksat e fukarenjeve te paguajne biznesin tebd.

    • Shtet: 04/11/2023 21:38

      Sakt

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?