(VIDEO) Report Tv rinis transmetimin një ditë pas ndërprerjes! Pamje nga ambientet e televizionit pas përmbytjes

3 Nëntor 2023, 15:14| Përditesimi: 4 Nëntor 2023, 18:52

  • Share

TIRANE- Report TV rinisi mesditën e sotme (4 nëntor) transmetimet e ndërprera mesditën e një dite më parë, pasi godina dhe ambientet e televizionit u përmbyten kur Tirana u përfshi nga reshjet e dendura të shiut me erë të fortë të shkaktuara nga stuhia Ciaran.

Reshjet e dendura sollën përmbytjen e rrugës "Frosina Plaku" pranë ish-parkut të Autobusave, ku ndodhet edhe godina e Report Tv. Pikërisht mungesa e kanalizimeve të kësaj rruge, siç shihen dhe në pamjet e Report Tv bashkangjitura në këtë link, solli ujin të vërshonte në oborr por dhe brenda në ambientet e televizionit. Brenda një kohe tepër të shkurtër lartësia e ujit shkoi deri në 50 centimetra, ndërsa uji përmbyti magazinat, një studio, një regji, arkivat dhe kabinën elektrike, duke arritur të përhapej në newsroom-in e katit të sipërm.

Kjo detyroi stafin drejtues që rreth orës 14:00 të urdhëronte ndërprerjen e transmetimeve, fillimisht të transmetimeve live dhe pas disa orëve fikjen e të gjithë sinjalit për shkak se uji kishte hyre dhe në kabinën elektrike deri në një moment të dytë.

Gjatë gjithë ditës së djeshme por dhe gjatë natës stafi i emergjencave dhe stafi i televizionit punoi për të larguar ujin nga ambientet e godinës si dhe stafi teknik të kthente normalitetin e situatës,siç shihen në videon bashkangjitur këtij shkrimi.

Ritransmetimet u kthyen sot rreth orës 14:15 minuta falë punës së përkushtuar të stafit, ndërsa ka nisur përllogaritja e dëmeve. 

Ora 16:45
VIDEO/ Si filloi përmbytja në Report Tv

Reshjet e shumta të shiut shkaktuan përmbytje në godinën e Report Tv, që ndodhet në rrugën ‘Frosina Plaku’, pranë ish-parkut të Autobusë.

Kjo video tregon se si nisi përmbytja në godinën e Report Tv, ku siç shihet i gjithë uji i rrugës, e cila ishte përmbytur për shkak të bllokimit të kanalizimeve, ka rrjedhur në ambientet e godinës së Report Tv duke shkaktuar përmbytjen.

Ndërkohë, në videon tjetër mund të shihni pamjet nga ambientet e Report Tv pas përmbytjes, ku uji ka depërtuar brenda në ambientet e televizionit.

Për shkak të kësaj situate, Report Tv u detyrua të ndërpresë transmetimin duke u kërkuar ndjesë të gjithë teleshikuesve, por me gjithë punën e strukturës së emergjencës situata u normalizua dhe tashmë transmetimi ka nisur.

Ora 09:24
Report Tv nis transmetimin pas disa orësh ndërprerje, shkak përmbytja e godinës nga reshjet e shiut

1699087095_reporttv.jpg

TIRANE - Report Tv ka rinisur transmetimin pas disa orësh ndërprerje. Shkak i ndërprerjes së transmetimeve përkohësisht u bë stuhia e djeshme që goditi Tiranën duke shkaktuar përmbytje të shumë rrugëve por dhe të godinës së Report Tv. Informojmë të gjithë shikuesit që janë interesuar gjatë këtyre orëve për nisjen e trasmetimit, se tashmë mund të ndjekin programacionet e Report TV.

Gjatë gjithë natës stafi i emergjencës me mjetet e emergjencës punoi për të larguar ujin nga ambientet e televizionit prezenca e të cilit arriti dje deri në lartësinë deri në 50 centimetra, ndërsa stafi i televizionit po punon maksimalisht për të stabilizuar situatën pas rinisjes së transmetimit. 

Reshjet e dendura gjatë ditës së djeshme sollën përmbytjen e rrugës "Frosina Plaku" pranë ish-parkut të Autobusave, ku ndodhet edhe godina e Report Tv. Mungesa e kanalizimeve të kësaj rruge solli që uji të vërshonte në ambientet e godinës, lartësia e të cilës shkoi deri në 50 centimetra, ndërsa uji hyri dhe në kabinën elektrike. 

Ora 17:46
Transmetimet e Report Tv ndërpriten deri në një moment të dytë! Strukturat e emergjencës në punë të kthejnë situatën në normalitet

Transmetimet e Report Tv ndërpriten deri në një moment të dytë për shkak se uji ka hyrë në kabinën elektrike. Strukturat e emergjencës po punojnë për të stabilizuar situatën.

Duke i kërkuar ndjesë shikuesve ju informojmë se po punojmë për të kthyer sa më shpejt situatën në normalitet dhe të kthejmë transmetimet.
 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?