Stuhia Filomena: Spanja me reshje dëbore 'të jashtëzakonshme'

9 Janar 2021, 11:11| Përditesimi: 9 Janar 2021, 11:14

  • Share

Spanja gjendet në një gjendje të gatishmërie pasi një stuhi dëbore ka goditur vendin.

Stuhia Filomena ka mbuluar pjesë të Spanjës në dëborë të madhe dhe Madridi, një nga zonat më të prekura,  ka parë deri në 20 cm dëborë në 24 orët e fundit. Aeroporti i qytetit është mbyllur së bashku me një numër rrugësh. Të Premten në mbrëmje, një numër automjetesh u bllokuan në një autostradë pranë kryeqytetit.

Zjarrfikësit u thirrën për të ndihmuar shoferët që ishin bllokuar. Në disa zona u thirrën ushtarakët për të ndihmuar në pastrimin e rrugëve.

Autoritetet u kanë kërkuar njerëzve që të shmangin udhëtimet jo-thelbësore. Sipas mediave lokale, reshjet e borës në Madrid janë më të mëdhatë në të paktën 40 vjet. Agjencia e motit AEMET e vendit tha se reshjet e borës ishin "të jashtëzakonshme dhe me shumë gjasa historike".

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?