Bota

Stuhia e paralajmëruar nga “Severe Weather” mbërrin në Kroaci

5 Gusht 2021, 16:49| Përditesimi: 5 Gusht 2021, 16:50

  • Share

Stuhia e paralajmëruar nga Agjencia Meteorologjike “Severe Weather” të enjten ka goditur Kroacinë.

Në Sllavoni, një rajon në kufi me Serbinë, stuhia ka rrëzuar pemë e ka dëmtuar makina dhe po ashtu ka ndërprerë energjinë elektrike. As në Split situata nuk duket aspak mirë shkruajnë mediat kroate Index.hr.

E gjithë Kroacia të enjten do të goditet nga moti i keq, dhe sipas njoftimeve, më e keqja do të jetë në Adriatik.

Severe Weather, agjencia meteorologjike ka paralajmëruar për një rrezik të mundshëm për stuhi që mund të përfshijë shtetet e Gadishullit Ballkanit.

Pas valës së të nxehtit që goditi tërë pjesën juglindore të Evropës dhe Turqisë, sipas ekspertëve të kësaj agjencie, mot i ndryshueshëm do të përcjell disa vende të Ballkanit, ku do të përfundojë me stuhi deri në Greqi.

Vendet që mund të përfshihen nga stuhia janë Kroacia, Bosnje, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ku erërat e forta mund të shkaktojnë dëme – të përcjellura me shira të rrëmbyeshëm dhe përmbysje e madje edhe tornado.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?