George dhe Amal Clooney

Stuhia 'Dennis' përmbyt vilën e George Clooney, zhvendoset bashkë me familjen (FOTO)

21 Shkurt 2020, 16:01| Përditesimi: 21 Shkurt 2020, 16:07

  • Share

Stuhia e rrezikshme “Dennis” ka përfshirë Britaninë e Madhe prej ditësh duke sjellë përmbytje të mëdha.

Mediat britanike e cilësojnë atë si më të rrezikshmen e 200 viteve të fundit dhe situata thuajse ka dalë nga kontrolli.

Sipas “Daily Mail”, stuhia nuk ka kursyer as vilën luksoze të çiftit George dhe Amal Clooney.

Vila e tyre me vlerë 12 milionë paund është përmbytur dhe tashmë familja është larguar prej aty.

Uji ka shkuar deri në oborrin e tyre, ka mbuluar gjithë fushën e tenisit, verandën e shtëpisë e cila tani ndodhet nën ujë.

Vila e tyre është përballur edhe në vitin 2016 më një përmbytje të ngjashme, por këtë herë situate është më e vështirë, pasi reshjet e shiut janë drejt shtimit.

Sipas menaxherit të Agjencisë së Mjedisit dy prej qarqeve që kanë pësuar më shumë dëme janë  Herefordshire dhe Worcestershire.

Rreth 70 mijë shtëpi në zonat e prirura nga përmbytja rrezikojnë të bëhen të pasigurta, sipas një raporti.

Stuhia 'Dennis' përmbyt vilën e George Clooney, zhvendoset bashkë me familjen
1/7
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?