Pamje nga vendngjarja

Stuhia Dana godet Spanjën, 2 viktima dhe 1 i zhdukur! Mbyllen metrotë e vendit

4 Shtator 2023, 17:07| Përditesimi: 4 Shtator 2023, 17:09

  • Share

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pasi stuhia Dana solli shira të dendura që goditën Spanjën, duke shkaktuar përmbytje të shpejta që detyruan mbylljen e linjave të metrosë së Madridit.

Mediat spanjolle thanë se një burrë u gjet i vdekur nga policia gjatë një përpjekjeje shpëtimi në një rrugë pranë qytetit të Bargas, ndërsa një 20-vjeçar humbi jetën ndërsa shpëtimtarët u përpoqën ta arrinin atë në qytetin e Casarrubios del Monte, raporton CNN.

Ndërsa një grua 55-vjeçare është raportuar e zhdukur në komunën e Valmojado.

Imazhet e publikuara nëpër rrjete sociale treguan makina të përmbysura dhe banesa të dëmtuara në Spanjën qendrore të hënën.

Në komunitetin e Aldea de Fresno, në rajonin e Madridit, po ashtu rezultojnë të zhdukur babë e bir, makina e të cilëve u rrëmbye nga rrjedha e ujit.

Banorët në Madrid ishin udhëzuar nga autoritetet e qytetit që të qëndronin brenda të dielën, kur stuhia Dana do godiste vendin.

Agjencia shtetërore meteorologjike, AEMET, lëshoi ​​një paralajmërim për Madridin, Toledon dhe Kadizin, duke parashikuar fillimisht se reshjet e dendura të shiut do të vazhdonin në Madrid për 12 orë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?