Stuhia ‘Ciaran’ në mesditë prek Shqipërinë

3 Nëntor 2023, 11:29| Përditesimi: 3 Nëntor 2023, 13:21

  • Share

Stuhia ‘Ciaran’ e cila ka prekur shumë vende të Europës do të prekë edhe vendin tonë. Sinoptikanja Lajda Porja bën të ditur se duke nisur nga mesdita e të Premtes, kushtet e motit do të përkeqësohen ndjeshëm.

Fillimisht reshjet do të nisin në veri të vendit ndërsa në mbrëmje do të vijojnë në rajonin qendror dhe në jug, duke sjellë probleme në disa qarqe. Sipas sinoptikanes të gjitha zonat e Shqipërisë do të kenë rreshje në sasi të kosiderueshme.

Kemi qarkun e Shkodrës, Tiranë, Elbasan, zonën e Krujës, më pas do të zbresin dhe Vlora dhe Gjirokastra do të marrin sasi reshjesh të konsiderueshme dhe ky sistem pritet që nesër të zhvendoset në qarkun e Korçës. Të gjithë zonat e Shqipërisë do të marrin reshje me sasi të konsiderueshme, duke filluar që sot pas mesditës dhe të paktën deri ditën e Dielë ku do të ketë dobësim të reshjeve”, tha Porja

Niveli i reshjeve në këto qarqe sipas sinoptikanes, për vetëm 24 orë do të arrijë deri 50 mm shi, ndërkohë që temperaturat do të ulen ndjeshëm të Shtunën.

E Shtuna do të ketë jo më shumë se 19 gradë, duke qenë se do të kemi vranësira dhe reshje, do të mungojë rrezatimi diellor. Kjo fundjavë e paqëndrueshme, me shumë reshje, madje pretendohet që në disa zona të plotësohen kuotat mujore në vetëm 24 orë", tha Porja.

Përveç reshjeve intensive të shiut problem do të jetë edhe era e fortë.

“Stuhi të forta ere, do të kemi erë që kalon 70-75 km/h duke sjellë probleme dhe sidomos në trafikun detar. Do të thoja që era do të mbetet e fortë deri paraditen e të Dielës.”  

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, edhe fillimi i javës tjetër pritet të jetë i paqëndrueshëm, ndërsa temperaturat e ajrit pritet të jenë jo më shumë se 20 gradë Celsius.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?