Stuhia ‘Ciaran’ ‘nënshtron’ Europën, shënohen 7 viktima, vendet europiane mbyllin shkollat

2 Nëntor 2023, 19:53| Përditesimi: 2 Nëntor 2023, 21:30

  • Share

Stuhia “Ciaran” ka “terrorizuar” shumë vende të kontinentit europian gjatë orëve të fundit, duke u cilësuar nga ekspertët si “bombë metereologjike”.

Sipas raportimeve të deritanishme, stuhia që ka prekur Europën Perëndimore, me erëra të forta që arrijnë shpejtësinë deri në 200 km/orë dhe rreshje të dendura shiu, ka shkaktuar 7 viktima.

Në Francë një shofer humbi jetën pasi kamioni i tij u godit nga një pemë, në rajonin e Aisne të Francës veriore.

Të paktën 1.2 milionë familje kanë mbetur pa energji elektrike në Francë, 780,000 prej tyre në Brittany.

Linja ajrore holandeze KLM anuloi të gjitha fluturimet pasditen e kësaj të enjte për shkak të shpejtësisë së madhe të erës dhe rreshjeve të dendura të shiut.

Në Britaninë e Madhe mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, për shkak të erërave të forta, të cilat dëmtuan infrastrukturën energjitike. Sipas raportimeve, shumë familje janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre dhe i janë drejtuar hoteleve.

Lajmi në përditësim...

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?