SHBA, 13 janar 2024

Stuhi në SHBA: Anulohen 2 mijë fluturime, shtyhen 7 mijë

13 Janar, 15:17| Përditesimi: 13 Janar, 15:24

  • Share

Kompanitë ajrore në Shtetet e Bashkuara anuluan më shumë se 2 mijë fluturime të premten pasi një stuhi masive dimërore u bë shkak për ndërprerje të energjisë elektrike e krijoi probleme të mëdha në 12 shtete.

Në fundjavë gjendja pritet të përkeqësohet. Krahas anulimeve, më shumë se 7 mijë fluturime u shtynë.

Administrata Federale e Aviacionit kishte paralajmëruar më herët se retë, bora dhe era e fortë, mund të vononin fluturimet në aeroporte të caktuara.

Qindra mijëra njerëz janë pa energji elektrike, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin daljen nga shtëpitë aq sa të jetë e mundur.

Situata paraqitet më problematike në Miçigan, Çikago, Dakota e shumë shtete të tjera.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?