Stuhi me shi të dendur e rrufe në Maliq e Pogradec, disa fshatra mbesin pa energji elektrike

19 Gusht 2023, 21:47| Përditesimi: 19 Gusht 2023, 21:57

  • Share

Në zonën e Maliqit dhe të Pogradecit, shumë fshatra momentalisht janë pa energji elektrike. Shkak është bëre një stuhi me shi të dendur dhe rrufe.

Më problematikë janë zonat në njësitë administrative Vreshtas dhe Libonik në Maliq dhe në Njesinë Dardhas në Pogradec. Ndërsa në zonat e tjera energjia elektrike shkëputet dhe rikthehet përsëri.

Ndërkaq edhe në qarkullimin rrugor ka pasur vështirësi për shkak të stuhisë dhe prezencës së shtuar të mjeteve. Por momentalisht nuk evidentohen bllokime.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?