Momenti kur era merr tendën

VIDEO/Stuhi e pazakontë në Kinë, era e fortë shkul shtyllat prej hekuri nga toka! Njerëzit fluturojnë në ajër

16 Qershor 2023, 09:46| Përditesimi: 16 Qershor 2023, 10:00

  • Share

Një stuhi e pazakontë dhe tepër e fuqishme ka mbërthyer provincën Hubei në Kinë, ku shtyllat prej hekuri të ngulura në tokë janë shkulur bashkë me njerëzit që mbaheshin në to.

Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur njerëzit fluturojnë në ajër, pasi erërat e forta heqin nga toka disa skela prej hekuri të cilat formonin një mensë në natyrë.

Në video tregohet momenti pak para stuhisë, ku njerëzit kërkojnë një vend të sigurt për tu mbajtur në mënyrë që era mos t’i marrë me vete.

Të gjithë të pranishmit shihen teksa ngjiten pas hekurave, duke menduar se mund të jenë më të sigurt, por ajo që ndodhi pas pak sekondash tregon të kundërtën.

Në valën e madhe të stuhisë së erës, njerëzit përfundojnë bashkë më shtyllat e hekurit në ajër në një lartësi të konsiderueshme.

Mediat kineze raportojnë se deri më tani, personat që përfunduan në ajër pësuan disa lëndime të lehta.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?