Stuhi e fuqishme në Brazil, 21 viktima dhe 6 mijë njerëz braktisën shtëpitë e tyre

6 Shtator 2023, 19:20| Përditesimi: 6 Shtator 2023, 19:25

  • Share

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën në jug të Brazilit pas një stuhie të fortë që shkaktoi përmbytje në disa qytete.

Guvernatori i Rio Grande do Sul, Eduardo Leite tha se numri i vdekjeve është më i larti në shtet.

Ai tha se rreth 67 komuna u prekën nga stuhia, e cila u klasifikua si një ciklon ekstratropik, raportojnë mediat e huaja.

Leite deklaroi se 15 viktima u gjetën në një shtëpi në Mutsum. Qeveria e shtetit Rio Grande do Sul njoftoi se 6 mijë njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre.

Pamjet televizive treguan familjet në çatitë e tyre duke kërkuar ndihmë teksa lumenjtë vërshonin nga brigjet e tyre.

Rio Grande do Sul u godit nga një tjetër ciklon ekstratropikal në muajin qershor, ku mbetën të vdekur 16 persona. 

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?