Studiuesit: Meshkujt e infektuar prodhojnë më shumë antitrupa se femrat për të luftuar Covid

23 Qershor 2020, 15:31| Përditesimi: 23 Qershor 2020, 16:09

  • Share

Meshkujt e infektuar me koronavirus prodhojnë më shumë antitrupa se femrat për të luftuar sëmundjen e koronavirusit.

Për këtë arsye, studiuesit në Itali dhe Spanjë po kërkojnë nga ata që të dhurojnë më shumë plazmë për të ndihmuar në mjekimin e pacientëve të infektuar nga Covid.

Sipas studiuesve, plazma e tyre mund të përdoret më shumë se ajo e femrave për të shpëtuar jetë pasi ata krijojnë më shumë antitrupa.

Ekspertët thonë se plazma e gjakut mund të përdoret si trajtim spitalor për pacientët e infektuar.

Nga donacionet nga meshkujt, 43% kishin një nivel më të lartë të antitrupave, të krahasuar me vetëm 29% që kishin gratë.

Nivel i lartë antitrupash të krijuar u gjetën gjithashtu tek pacientët më të vjetër në moshë, pacientët aziatikë dhe tek ata që janë trajtuar në spital për COVID-19

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?