Studiuesit: Jetoni në ambjente me
gjelbërim, ju bën më të lumtu

10 Janar 2014, 10:15| Përditesimi:

  • Share
Kontakti me natyrën dhe një natyrë e gjelbëruar ndikon në shëndetin mendor. Kjo është ajo çka thotë një studim. Pjesa më e madhe e popullsisë jeton në zona urbane, që për pasojë sjell dhe shqetësime për shëndetin publik.

Kjo për faktin se në qytete mungojnë parqet dhe ambjentet e gjelbëruara. Janë disa studime që tregojnë se ka një lidhje të ngushtë ndërmjet lumturisë së njerëzve dhe hapësirave të gjelbërta.

Shkencëtarët e Universitetit të Exeter në Britani analizuan lidhjen shkak pasojë mes lumturisë dhe hapësirave të gjelbëruara.

Në studim u krahasuan ata persona që jetonin në lagje pa parqe apo gjelbërim në Britaninë e Madhe, me ata të cilët jetonin në zona banimi të gjelbëruara.

Nga rezultatet e grumbulluara gjatë 5 viteve, njerëzit që kishin lëvizur për të jetuar pikërisht në këto zona me hapësirë të gjelbëruar ishin më të lumtur.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?