Studiuesit e huaj mblidhen në Gjirokastër, shfaqin interes për baladat shqiptare: Të mos e lëmë traditën të ngurtësohet

5 Shtator 2022, 21:40| Përditesimi: 5 Shtator 2022, 21:58

  • Share

Për tu njohur me fondin e baladave shqiptare kanë shfaqur interes rreth 60 studiues e profesorë nga universitete të ndryshme të botës. Ata u mblodhën në Gjirokastër në konferencën e organizuar nga Akademia e Shkencave.

"Janë 45 studiues të huaj dhe 20 shqiptarë. Është rasti më i mirë që studiuesit e vendit  të ballafaqojnë nivelin e tyre me studiuesit e huaj që shkollat e ndryshme të studimit të baladave të gjykojnë njera-tjetrën. Kthehen në vendet e tyre traditen folkolorike dhe posacerisht për fondin e baladave shqiptare.’- u shpreh akademiku, Shaban Sinani

Përmes kësaj konference synohet ruajtja e vlerave folklorike.

Tema e këtij viti është “Balada dhe audienca”, domethënë roli i baladës dhe lidhja e saj me audiencën. Balada vazhdon të jetë e pranishme me ne, por, mënyra e recitimit, temat ndryshojnë por dhembja dhe nevoja për t’i shkruar baladat është gjithmonë me ne” u shpreh Arbnora Dushi zv/presidente e komisionit ndërkombëtar te studiuesve te baladës

‘Mendoj se është i rëndësishme jo vetëm kujdesi i institucioneve shtetërore dhe qendrore por është i rëndësishëm dhe kujdesi i ne shkencëtarëve të mos e lëmë traditën të ngurtësohet vetëm me një festival.’- tha Rigels Halili pedagog ne Universitetin e Varshaves

Paralel me konferencën shkencore u mbajt festivali “Divani Lunxhiot” që u dha mundësinë studiuesve të huaj të shohin nga afër performanca të këngëve e valleve të folklorit.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?