Antitrupat e parë sintetikë monoklonalë ndaj Covid-19 neutralizojnë virusin SarsCoV2 në kulturat e qelizave të gjitarëve.
"Ndërkohë janë duke u prodhuar dozat për testet klinike te njerëzit, të cilat mund të kryhen brenda disa muajsh"
Kështu u shpreh për agjencinë italiane ANSA, Giuseppe Novelli nga Universiteti i Tor Vergata, një nga autorët e hulumtimit në internet në sitin e bioRxiv, të udhëhequr nga universiteti të Torontos dhe në të cilën Italia merr pjesë edhe me Universitetin e Torinos dhe me institutet Spallanzani dhe Neuromed
Antitrupi është një imunoglobulinë gjysmë sintetike e zhvilluar në laborator. Ai është në gjendje të kopjojë funksionin e antitrupave të vërtetë njerëzorë, dhe nuk ka nga ana tjetër asnjë proteinë të dëmshme.
Një nga kufizimet e terapisë së plazmës, bazuar në infuzionin e plazmës së shëruar të pasur me antitrupa tek pacientët e sëmurë rëndë, qëndron tek fakti që procesi i pastrimit, sado i efektshëm të jetë, nuk e përjashton dot plotësisht përcjelljen e një agjenti infektiv.
Me antitrupat monoklonalë ky rrezik anashkalohet, dhe shmanget gjithashtu edhe mungesa kronike e plazmës së përshtatshme për këtë lloj terapie.
Antitrupat monoklonalë janë në gjendje të “gjurmojnë” patogjenët dhe t’i shkatërrojnë ata në trupin tonë, e për këtë arsye konsiderohen një metodë premtuese terapeutike për COVID-19.