Studimi: Tek fëmijët, Covid-19 mund të mos fillojë me kollë…ja simptoma më e mundshme

8 Shtator 2020, 20:04| Përditesimi: 8 Shtator 2020, 20:06

  • Share

Është e vështirë të njohësh shenjat e Covid-19 tek fëmijët. 

Kolla, një simptomë që shoqëron shpesh të rriturit, mund të mungojë plotësisht te pacientët e vegjël, së bashku me çrregullime të tjera të frymëmarrjes. 

Nga ana tjetër, ‘çrregullimet gastrointestinale dhe diarreja, të shoqëruara me ethe dhe temperature mund të jenë shenja të infeksionit te fëmijët’-Kjo sugjerohet nga një studim i ri i botuar në 'Frontiers in Pediatrics'.

Sipas autorëve, një nga shenjat e rëndësishme për të dalluar që një fëmijë është i prekur nga Covid, janë simptomat gastrointestinale.

“Shumica e fëmijëve preken vetëm butë nga Covid-19 dhe disa raste të rënda shpesh kanë probleme shëndetësore para-ekzistuese. Diagnostikimi ‘humbet’ për tu kapur herët te fëmijët, përvecse në rastet e rralla kur ata kanë vështirësi në frymëmarrje”, - theksoi Wenbin Li i Departamentit të Pediatrisë në Spitalin Tongji në Wuhan, autor i studimit-i cili shtoi se "Bazuar në përvojë, në rajonet ku ky virus është kthyer në epidemi, fëmijët që vuajnë nga simptomat e traktit gastrointestinal, janë konsideruar të infektuar të mundshëm me Covid." 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?