Studimi/ Të rinjtë probleme me shëndetin mendor, ekspertët: Gjysma e tyre marrin ilaçe antidepresive

27 Shkurt, 10:31| Përditesimi: 27 Shkurt, 10:32

  • Share

Shumë të rinj kryesisht adoleshentë kanë një sistem të dobët të shëndetit mendor. Ky është studimi më i ri që kanë bërë mjekët ekspertë. Sipas prestigjiozes CNN raportohet se që nga periudha e pandemisë  Covid-19 është rritur përdorimi antidepresantëve në SHBA. Kështu në SHBA është raportuar se që nga muaj Mars i 2020 më shumë se 64% e të rinjve duke filluar nga mosha 12 deri 25 vjeç konsumonin këto ilaçe.

Por cilët janë shkaktarët që ndikojnë në stresin e fëmijëve dhe i detyrojnë ata të përdorin mjekime të tilla?

Ekspertët nuk mund të japin një përgjigje përfundimtare për këtë situatë, por një arsye mendohet se është ndikimi i periudhës Covid-19, ku shumë njerëz humbën familjarët e dashur, mësimi online dhe mungesa e jetës sociale. Sipas ekspertëve këto janë disa nga faktorët që kanë çuar të rinjtë drejt problemeve të shëndetit mendor duke rritur kështu marrjen e ilaçeve antidepresantë.

Mjekët këshillojnë që prindërit të flasin sa më hapur me fëmijët, t’i qëndrojnë afër dhe të diskutojnë për çdo problem që ata kanë. Ndërsa nga ana tjetër këto medikamente mund të përdorën  vetëm nëse këshillohen nga mjeku nëse janë vërtetë të nevojshme për shëndetin tuaj.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?