Studimi/ Përdoruesit e kanabisit rrisk të lartë për t’u prekur nga ataku në zemër dhe goditjet në tru

29 Shkurt, 11:50| Përditesimi: 29 Shkurt, 11:53

  • Share

Sipas një studimi në SHBA, përdoruesit e kanabis kanë mundësi më të lartë për tu prekur nga ataku në zemër dhe goditjet në tru.

Studimi nga Instituti Kombëtar i Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut (NHLBI) tregon se 430,000 të rritur të moshave 18-74, midis viteve 2016 dhe 2020, që kishin konsumuar kanabisin rregullisht ishin të rrezikuar për tu prekur nga sulmet në zemër dhe goditjet në tru.

Rreth 25% e tyre rrezikohen të preken nga sulmet në zemër dhe 42% nga goditjet në tru.

Kanabisi është një ndër faktorët kryesor që ndikon në sëmundjet e zemrës dhe shkaku që ndikon në vdekjen e mijërave njerëzve në SHBA, shkruhet në revistën People.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?