Studimi: Parkinsoni do të jetë vala e tretë e Covid-19

23 Shtator 2020, 17:51| Përditesimi: 23 Shtator 2020, 17:53

  • Share

Një studim tregon mundësinë e një lidhje midis koronavirusit dhe fillimit të Parkinsonit, si një efekt neurologjik i sëmundjes.

Një grup studiuesisht nga Instituti Florey i Neuroshkencës dhe Shëndetit Mendor, në Australi e kanë quajtur Parkinsonin, vala e tretë e pandemisë Covid, si pasojë e mundshme neurologjike e shkaktuar nga Sars-CoV-2.

Edhe pse studiuesit nuk i kanë kuptuar ende plotësisht modalitetet e përdorura nga Sars-CoV-2 për të arritur në tru, ata argumentojnë se infeksioni i koronavirusit

mund të shkaktojë dëmtime të qelizave të trurit duke shkaktuar një proces të mundshëm neurodegjenerues.

Në studimin e botuar në ‘Journal of Parkinson's Disease’ , studiuesit tregojnë pasojat e mundshme afatgjata neurologjike të Covid-19, të identifikuara si " vala e heshtur " e sëmundjes. Sipas vlerësimeve të tyre, duket se tashmë 3 në 4 pacientë me Covid vuajnë nga simptoma neurologjike.

"Ne zbuluam se humbja e nuhatjes ose zvogëlimi i nuhatjes u raportua mesatarisht në tre në katër persona të infektuar me Sars-CoV-2 ", shpjeguan ata duke theksuar se

humbja e nuhatjes “na tregon shumë rreth asaj që po ndodh brenda në tru ku ka inflamacion akut në sistemin e nuhatjes”.

Sipas studiuesve, humbja e nuhatjes mund të jetë një mënyrë e re " për të zbuluar herët rrezikun e zhvillimit të sëmundjes Parkinson" , duke pasur parasysh se ajo ndodh në 90% të njerëzve që janë prekur nga Covid

Në dritën e këtyre vëzhgimeve, studiuesit synojnë të krijojnë një protokoll të depistimit, i cili lejon identifikimin e njerëzve në rrezik ose në fazën e parë të sëmundjes së Parkinsonit.

"Ne na duhet të bëjmë të qartë se Parkinsoni nuk është një sëmundje e pleqërisë - shpjegon profesor Kevin Barnham, i cili tha gjithashtu se gjatë Pandemisë së shkaktuar nga Gripi Spanjoll në vitin 1918, u rrit shumë numri i të sëmurëve me Parkinson”

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?