Bota

Studimi: Një rrjet lajmesh të rreme po promovon propagandën pro Kinës

5 Gusht 2021, 15:09| Përditesimi: 5 Gusht 2021, 15:12

  • Share

Sipas një studimi të ri, një rrjet me më shumë se 350 profile të rreme të mediave sociale po promovon propagandën pro-Kinës dhe po përpiqet të diskreditojë ata që shihen si kundërshtarë të qeverisë kineze, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.  Qëllimi është të delegjitimohet Perëndimi dhe të rritet ndikimi dhe imazhi i Kinës jashtë vendit, citohet në raportin e Qendrës të Informacionit (CIR).

“Qëllimi i rrjetit është delegjitimimi i Perëndimit duke përforcuar narrativat pro-kineze,” tha Benjamin Strick, autori i raportit të CIR.

Ekzistojnë ngjashmëri të forta midis këtij rrjeti dhe të ashtuquajturit rrjet propagandistik

Këto rrjete përforcuan narrativat pro-Kinës të ngjashme me ato të promovuara nga përfaqësuesit shtetërorë kinezë dhe mediat shtetërore. Pjesa më e madhe fokusohet në SHBA dhe në veçanti në çështje përçarëse si ligjet e armëve dhe raca.

Në një prej profileve, ata e përshkruajnë SHBA si një shtet i cili nuk respekton të drejtat e njeriut.  Postimet nga llogaritë e rreme citojnë vrasjen e George Floyd, si dhe diskriminimin kundër aziatikëve.

Disa nga profilet e shpërndara në Tëitter, Facebook, Instagram dhe YouTube përdornin foto të rreme të krijuara nga Inteligjenca Artificiale. Nuk ka dëshmi konkrete se rrjeti është i lidhur me qeverinë kineze, por sipas CIR, një grup jofitimprurës i cili punon për të kundërshtuar dezinformimin, është i ngjashëm me rrjetet pro-kineze që janë fshirë më parë nga Tëitter dhe Facebook.

Disa prej tyre mohojnë vazhdimisht abuzimet e të drejtave të njeriut në rajonin e Xinjiang, ku ekspertët thonë se Kina ka internuar të paktën një milion myslimanë kundër vullnetit të tyre, duke i cilësuar akuzat “gënjeshtra të Shteteve të Bashkuara dhe të Perëndimit”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?