Studimi: Niveli i lartë i sheqerit
në gjak ju plak përpara kohe

21 Dhjetor 2013, 18:42| Përditesimi:

  • Share
HOLANDË - Një studim holandez ka arritur në përfundimin se sheqeri ju bën të plakeni më shpejt, dhe faktor për këtë është niveli i lartë i tij në gjak.

Në studim morën pjesë 600 persona të moshës 50 deri në 70 vjeç. Sipas studiuesve, njerëzit që kishin një nivel të lartë të glukozës në gjakun e tyre janë vlerësuar më të vjetër në moshë nga një ekip që ishte zgjedhur në mënyrë të rastësishme.

Sipas rezultatit, për 180 gramë më shumë glukozë për litër, mosha e personave që morën pjesë në studim ishte rritur 5 muaj më shumë se realisht, dhe për këtë gjë studiuesit mendojnë se vjen nga nivelet e larta të sheqerit në gjak.

Nivelet e larta të sheqerit ulin prodhimin e kolagjenit, gjë që ndikon drejtpërdrejt në rininë dhe freskinë e lëkurës.

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?