Studimi nga Akademia e Shkencave: Afërsisht 50% e qytetarëve në Tiranë kanë kaluar koronavirusin (VIDEO)

30 Dhjetor 2020, 11:04| Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 15:20

  • Share

Afërsisht 50% e popullsisë së Tiranës e kanë kaluar koronavirusin. Ky është studimi i fundit i Akademisë së Shkencave në Shqipëri.

Studimi është kryer nga profesor Genc Sulçebe si dhe nga akademiku Alban Ylli.

Më saktësisht në studim bëhet fjalë për 49.5% të popullsisë që e kanë kaluar virusin. Tirana është qyteti më i prekur nga koronavirusi ku është regjistruar dhe numri më i lartë i të infektuarve.

Profesori Alban Ylli shprehet se imuniteti në Shqipëri është ende relativisht i ulët ndaj duhet shtuar kujdesi nga qytetarët.

“Në Tiranë ka një harmoni të virusit në të gjithë lagjet e Tiranës. Imuniteti në Shqipëri është ende relativisht i ulët, duhet të kemi kujdes. Popullata në Shqipëri ka potencial për qarkullim të virusit, edhe për valë të tjera” – tha Ylli.

Pjesë e këtij studimi u bënë disa qendra shëndetësore në Tiranë, më konkretisht qendra nr. 3,7,8 dhe 9 ku popullsia që përfshijnë këto zona është 258,000.

Nga këta individë, janë marrë rezultatet e 817 qytetarëve prej të cilëve 49.6% rezultuan se e kanë kaluar koronavirusin.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?