Studimi: Kafeja të shkurton
jetën, alkooli e zgjat atë

9 Dhjetor 2013, 09:05| Përditesimi:

  • Share
IZRAEL - Një studim i ri i hulumtuesve të Universitetit të Tel Aviv në Izrael kanë zbuluar se ndryshe nga sa mendohej, kafeina të shkurton jetën, kurse alkooli mund ta zgjasë atë.

Dhe kjo sepse alkooli zgjat pjesën e fundit të kromozomit të ADN, që është telomeres. Telomeres i mbajnë kromozomet të qëndrueshme dhe parandalojnë shkatërrimin e qelizave.

Gjithashtu ato shkurtohen kur personat plaken. Kështu, kur ato bëhen të shkurtra, qeliza vdes.

Prandaj, ky rezultat i hulumtuesve të Univesirtetit të Tel Aviv duhet t'i bëjë njerëzit të mendohen dy herë kur pinë kafe në lidhje me shëndetin e tyre.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?