Studimi: Ja geni që parandalon Alzheimerin, si funksionon ‘mburoja’ kundër sëmundjes

19 Prill, 16:50| Përditesimi: 19 Prill, 16:55

  • Share

Numri i personave të prekur nga Alzheimeri në mbarë botën është rritur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, ku natyrisht më të prekurit janë të moshuarit.

Së fundmi, një grup studiuesish nga Universitetui i Kolumbisë ka zbuluar se ekziston një mundësi për parandalimin e kësaj sëmundje, përmes një geni.

Pjesë e studimit ishin rreth 11 mijë persona dhe rezultatet u publikuan në revistën Acta Neuropathologica.

Për të qenë më të saktë, bëhet fjalë për një variant mbrojtës, i cili gjendet në një gjen që prodhon fibronektinën, një membranë që rrethon enët e gjakut të trurit dhe kontrollon lëvizjen e substancave brenda dhe jashtë trurit.

Zbulimi i variantit mbrojtës, i cili për rrjedhojë duket i lidhur me aftësinë më të mirë për të pastruar trurin nga toksinat mbështet dëshmitë në rritje se vetë enët e gjakut të trurit luajnë një rol të rëndësishëm në sëmundjen e Alzheimerit.

"Ne mund të jemi në gjendje të zhvillojmë lloje të reja terapish që imitojnë efektin mbrojtës të genit për të parandaluar ose trajtuar sëmundjen," shpjegon Caghan Kizil , bashkëdrejtues i studimit që identifikoi variantin.

Fibronektina është zakonisht e pranishme në sasi shumë të kufizuara, por rritet në sasi të mëdha te njerëzit me Alzheimer. Dhe varianti i identifikuar në genin e fibronektinës duket se mbron kundër sëmundjes duke parandaluar akumulimin e tepërt të fibronektinës në tru.

"Këto rezultate - thotë bashkëdrejtuesi i studimit Richard Mayeux - na dhanë idenë se një terapi që synon fibronektinën dhe imiton variantin mbrojtës, mund të sigurojë një mbrojtje të fortë te njerëzit."

Por le të përcaktojmë konceptin e Alzheimerit. Bëhet fjalë për shkakun më të zakonshëm të demencës, si dhe një nga shkaqet kryesore të paaftësisë dhe jo-mjaftueshmërisë tek të moshuarit: midis 50 dhe 70% e pacientëve me demencë vuajnë nga Alzheimer, një proces degjenerues që ngadalë dhe në mënyrë progresive shkatërron qelizat e trurit. Është një sëmundje që prek kujtesën dhe funksionet mendore (p.sh. të menduarit, të folurit, etj.), por që mund të shkaktojë probleme të tjera, si konfuzion, ndryshime të humorit dhe çorientim në hapësirë-kohë.

Sipas të dhënave të OBSH-së, deri në vitin 2030 numri i njerëzve të prekur nga demenca në botë pritet të rritet nga 55 në 78 milionë. Dhe, përsëri, OBSH vlerëson se sëmundja e Alzheimerit dhe demencat e tjera përfaqësojnë shkakun e shtatë të vdekjes në botë./ La Repubblica

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?