Foto ilustruese

Studimi i Football Benchmark: Manchester City klubi më i vlefshëm në shtatë vitet e fundit, lë pas Real Madridin! Juventusi nderon Italinë

1 Mars, 13:05| Përditesimi: 1 Mars, 15:07

  • Share

Kompania "Football Benchmark" e cila merret me analizën e thellë në biznesin e futbollit ka nxjerrë studimin e tetë sa i takon klubeve me të ardhurat më të shumta dhe vlerën më të madhe të biznesit, në asete dhe jo vetëm.

Në studimin për vitin 2023, "Football Benchmark" bën me dije se Manchester City është klubi më i vlefshëm me 4.07 miliardë euro në total (rritje me pesë vende). Në këto përfshihen asetet, vlera e lojtarëve, tregu i lëvizjeve dhe mundësia e të bërit biznes me futbollin, në mënyrën e rritjes së elementëve të rinj dhe akademive.

Manchester City, i cili zotërohet nga sheikët e "City Group" ka një rritje të madhe prej 2016, kohës kur ka nisur edhe studimi. Me një rritje të madhe, City lë pas ekipet e traditës si Real Madrid apo Bayern Munich dhe Barcelona, të cilat kanë humbur pozicione sa i takon markës.

Nga skuadrat italiane, e vetmja që mban "flamurin" është Juventusi me 1.79 miliardë euro në totalin si klub. Rritje për Liverpoolin që me 3.9 miliardë euro mban vendin e katërt, duke iu afruar Man. United të vendit të tretë.

Real Madridi ulet nga froni dhe me 4.006 miliardë euro në totalin si klub mban vendin e dytë. Rritje për Arsenalin dhe Atletico Madridin, ndërsa bie në sy se Interi dhe Milani janë në pozitat e mesit.

Renditja

Hendeku është i dukshëm mes vendit të parë (Manchester City 4.07 miliardë euro) dhe Olympique Marseille të vendit të fundit, me një vlerë si klub prej 379 milionë eurosh. Lazio, Roma dhe Napoli janë pjesë e 32 klubeve të futbollit më të vlefshme në Europë.

Ajo që bie në sy në këtë analizë është rritje e aseteve dhe vlerave të klubeve nga 2016-2023. Veç tyre, rritje të të ardhurave kanë pasur edhe kompeticionet evropiane, Champions League, Europa League dhe Conference League.

Në totalin e vlerës, Anglia dhe Premier League zënë 45.1 përqind të vlerës së klubeve në total (me 6 skuadra në top 10), duke treguar se jo më kot klubet nga Anglia kanë një rritje sportive dhe trofesh. Pas tyre Spanja me 20.1 përqind, Italia me 12.3 përqind dhe Gjermania me 12.1 përqind. Franca me 7.4 përqind i lë vendin Portugalisë dhe Holandës.

Nga studimi financiar i "Football Benchmark", 32 klubet më të pasura në Evropë kapin një vlerë prej 51.7 miliardë eurosh.

Ndarja sipas ligave

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?