Studimi i ekspertëve në Universitetin e Milanos: Stina e Verës do ta shndërrojë Covid në një grip normal

7 Maj 2020, 11:25| Përditesimi: 7 Maj 2020, 11:29

  • Share

Në një studim të fundit me titull "Klima ndikon në modelet globale të dinamikës së epidemive të hershme të Covid-19" i kryer nga një grup ekspertësh në Departamentin e Shkencave të Mjedisit dhe Politikave të Universitetit Shtetëror të Milano-s , thuhet se vera do ta  shtrëngojë armikun e padukshëm të shndërrohet njëherë e përgjithmonë në një grip normal

Siç raportohet nga gazeta "Il Giornale" në botimin e saj në internet, përfaqësuesit italianë thonë se virusi përhapet më shpejt dhe më gjerësisht në temperatura të ulëta dhe se dëshmi e kësaj ishte gama shumë specifike e klimës në kohën kur shpërtheu epidemia në Kinë, Europe dhe SHBA.

Studiuesit e Universitetit Shtetëror të Milanos kanë zhvilluar kështu një model parashikimi për zhvillimin e ardhshëm të pandemisë

Sipas studimit situata pandemike fillimisht do të përmirësohet në Europë dhe më vonë në SHBA e gjithashtu ne disa zona të hemisferës jugore, përfshirë Amerikën e Jugut, Afrikën e Jugut, Australinë dhe Zelandën e Re, të cilat së shpejti mund të paraqesin kushte të favorshme për mospërhapjen e virusit në muajt nga qershori deri në shtator.

Por studimi tërheq vëmendjen se me kthimin e stinës së ftohtë në latituden tonë, kësaj here gripi Covid mund të rikthehet dhe se rruga për të fituar luftën kundër Coronavirus është ende shumë e gjatë ...

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?