Studimi: Himni nuk është vjedhu

27 Nëntor 2013, 06:55| Përditesimi:

  • Share
Pavarësisht përpjekjeve që u bënë ndër vite për ndryshimin e tekstit dhe muzikës së Himnit Kombëtar, askush nuk mund ta zëvendësojë me gjë tjetër peshën e vargut “Rreth flamurit të përbashkuar”! Studiuesi Vaso Tole dje ka prezantuar studimin e tij për këtë çështje, ku ka hedhur poshtë me fakte zërat që e quajnë Himnin Kombëtar si plagjiaturë. Tole është mbështetur në variantin e parë të krijimit të Himnit, siç e ka titulluar Asdreni “Betim mbi flamur”. Rreth 15 vjet hulumtime në arkiva vendase dhe kryesisht të huaja Tole ia ka dedikuar Himnit Kombëtar, shkruar nga Asdreni dhe muzikës së Ciprian Porumbescut.

“Për herë të parë vjen një këndvështrim i ri, jo vetëm historik, por muzikor për Himnin Shqiptar”, u shpreh Tole, ku sipas tij “ky krijim njëshekullor është europian në aspektin e gjuhës muzikore”. Gjithashtu Tole e përforcon tezwn e tij pwr origjinalitetin duke i mwshuar faktit se “mbi të gjitha kënga patriotike shqiptare i rezistoi çdo kohe, ku vetë populli e pranoi de facto himnin të gjithë shqiptarëve”. Gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj e ka vlerësuar studimin duke u shprehur se “Ndryshe dhe si asnjë  himn tjetër i botës, himni ynë ekzistues është një me flamurin tonë”. Dh.Hamzai.
 
 Shkrimi u publikua sot (27.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?