Studimi britanik: Njerëzit mbipeshë më të rrezikuar nga Covid-19

10 Korrik 2020, 12:39| Përditesimi: 10 Korrik 2020, 12:41

  • Share

Kush është mbipeshë, rrezikohet më shumë nga infeksioni i koronavirusit.

Alarmi i ri është dhënë nga disa studiues në Britaninë e Madhe.

Sipas studimit të kryer, studim i cili është botuar edhe në revistën “Obeziteti”, thuhet se rreth 75% e pacientëve Covid që ndodhen në terapi intensive kanë probleme me peshën e shtuar trupore, apo  thënë ndryshe, mbipeëshën.

Në Britani, 3 nga 10 të rritur janë klinikisht obezë.

Edhe studime të tjera kanë nxjerrë në pah lidhjen mes mbipeshës dhe rrezikut të shtuar të komplikacioneve nga infeksioni i koronavirusit, të tilla si probleme kardiovaskulare apo edhe  dëmtim të veshkave.

Në Itali, Claudio Mastroianni, drejtor i klinikës së sëmundjeve infektive pranë poliklinikës Umberto në Romë u shpreh se edhe në rastin e gripit pandemik H1N1, 10 vite më parë, subjektet më të rrezikuara dhe me përqindje të lartë vdekshmërie ishin ata mbipeshë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?