Shëndeti
Bota

Studimi britanik: Edhe të vaksinuarit janë të rrezikuar nga 'Covid i zgjatur'

29 Tetor 2021, 11:28| Përditesimi: 29 Tetor 2021, 11:38

  • Share

Sipas një studimi britanik edhe të vaksinuarit janë të rrezikuar nga “Covid i zgjatur”, veçanërisht personat mbi 60 vjeç.

Studiuesit nga Universiteti i Oksfordit, analizuan të dhënat e 10,024 të vaksinuarve dhe 9,479 të pavaksinuarve.

Për personat mbi 60 vjeç, "vaksinimi nuk duket se mbron nga simptoma të ndryshme të “Covidit të zgjatur” si aritmia e zemrës, dhimbje kyçesh, diabeti i tipit 2, sëmundje të mëlçisë, çrregullime të gjumit, të humorit dhe ankthit, etj.

Studiuesit arritën në përfundimin se “personat që u infektuan me koronavirus pavarësisht se ishin vaksinuar, zhvilluan simptoma më të buta por kjo nuk do të thotë se ata nuk zhvilluan simptoma të “Covid-it të zgjatur”.

Efektet pozitive të vaksinimit janë më të dukshme tek të rinjtë se sa tek personat mbi 60 vjeç.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?