Studimi që shuan shpresat: Niveli i antitrupave të prodhuar te të shëruarit nga Covid ulet me 70% brenda tre muajve

25 Qershor 2020, 14:28| Përditesimi: 25 Qershor 2020, 15:11

  • Share

Nivelet e antitrupave në pacientët e shëruar nga koronavirusi ulen me shpejtësi. Kjo është ajo që del nga një studim i botuar në revistën shkencore Nature. Hulumtimi, i cili duket se ngadalëson entuziazmin për mbrojtjen e krijuar nga antitrupat të të shëruarve, megjithatë duhet të thellohet me të tjera studime pasi përfshiu një numër të vogël njerëzish.

Pacientët e ekzaminuar ishin gjithsej 74. Prej tyre 37 ishin simptomatikë dhe 37 asimptomatikë.

Sipas asaj që doli nga studimi i kryer në Kinë nga një grup i Universitetit Mjekësor Chongqing (një degë e Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve), në 3 muaj antitrupat u ulën për më shumë se 70%.

Konkretisht, në mbi 90% të subjekteve të studiuar, pati një rënie të mprehtë të antitrupave IgG brenda rreth 2-3 muajve.

Mesatarisht, ulja ishte mbi 70% për pacientët simptomatikë dhe asimptomatikë.

40% e individëve asimptomatikë gjithashtu u bënë seronegativ për IgG, prandaj nuk kishin më antitrupa që të tregonin se nëse trupi i tyre kishte kontaktuar infeksionin dhe që teorikisht ti mbronin ata

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?