Studimi/ 30% e të rriturve nuk flenë gjumë aq sa duhet, ja pasojat që sjell kjo në shëndet

1 Mars, 14:00| Përditesimi: 1 Mars, 14:02

  • Share

Është zyrtare, askush nuk bën më një gjumë të mjaftueshëm. Ose të paktën vetëm pak njerëz e bëjnë këtë. Mbi 30% e të rriturve sot nuk arrijnë që të flenë 7 orë gjumë, siç dhe rekomandohet nga ekspertët.

Vetëm 15% e të rriturve flenë 7-9 orë pesë netë gjatë javës. Femrat flenë pak më shumë se burrat, ndërsa njerëzit e moshës së mesme flenë më pak se të rinjtë dhe të moshuarit.

Ky përfundim u arrit sipas rezultateve të një studimi australian të publikuar në Sleep Health, i cili u krye në pothuajse 68 mijë njerëz në mbarë botën, përfshirë burra dhe gra midis moshës 38-62 vjeç.

"Gjumi i pakët është një problem, sepse shoqërohet me efekte të ndryshme negative", thotë Hannah Scott, studiuese eksperte në Institutin për Shëndetin e Gjumit në Universitetin Flinders në Adelaide, Australii.

Disa studime sugjerojnë se personat që flenë më pak se 6 orë gjatë natës kanë një rrezik të lartë vdekshmërie. Pagjumësia ndikon në sëmundjet patologjike si hipertensioni, obeziteti, sëmundjet kardiovaskulare dhe çrregullimet e humorit.

Sa orë duhet të flini?

Edhe pse nevoja për gjumë mund të ndryshojë nga individi në individ, me poshtë gjeni disa sugjerime se sa orë në gjumë duhet të bëni sipas moshës.

4 -12 muaj, 12-16 orë gjumë
1-2 vjet, 11-14 orë
3-5 vjet, 10-13 orë
6-12 vjeç, 9-12 orë
13-18 vjeç, 8-10 orë
të rriturit, të paktën 7 orë

Nëse keni shqetësime dhe nuk arrini dot që të flini, rekomandohet konsulta me një mjek për çrregullimet e gjumit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?