Studenti shqiptar, Laert Avazaj, ish-ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç

Studenti shqiptar ‘gozhdon’ ish-ministrin serb: Keni kryer krime të tmerrshme në Kosovë, nuk keni kërkuar falje!

5 Mars, 19:56| Përditesimi: 5 Mars, 20:05

  • Share

BRITANI E MADHE- Një student shqiptar në universitetin e Cambridge ka vënë në vështirësi ish-ministrin e Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç në takimin që ky i fundit po zhvillonte me studentët. Studenti shqiptar nga Kosova, Laert Avazaj ia than ë sy ish-zyrtarit të lartë serb se propaganda e sotme e Serbisë është e njëjtë me atë të kriminelit Millosheviç duke i sjellë në kujtesë krimet që serbët kanë kryer ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë.

“Ju e nisët duke përmendur përvjetorin tuaj. Po i bashkohem punës së përvjetorëve dhe të them se këtë muaj shënohet 25- vjetori prej kohës kur 45 shqiptarë ishin marrë peng nga shtëpitë e tyre në fshatin e vogël të Reçakut dhe ishin vrarë nga trupat serbe. Në Serbinë e sotme, kjo konsiderohet teori konspirative, dhe ky është qëndrimi i shtetit serb, i atij shteti që ju i keni shërbyer dhe i të njëjtit shtet që ka vrarë 13 mijë civilë më 1998 e 1999 dhunoi mijëra gra më 1998/99 dhe i dëboi miliona shqiptarë jashtë shtëpive të tyre, përfshirë familjen time meqë ra fjala”, tha fillimisht studenti i matematikës.

Studenti e pyeti Jeremiçin se përse, pavarëissht retorikave kundër Millosheviçit, nuk ka bërë një kërkesë publike për falje për gjenocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë.

“Unë nuk kam dëgjuar ndonjë kërkim-falje nga Serbia. E di se ju nuk e keni bërë një të tillë gjatë kohës si ministër i jashtëm. Dhe ju flisni për Milosheviçin si një përjashtim të rrallë: “Oh, ai ishte…diktator i çmendur, ai ishte Sadami ynë, tashmë s’kemi diçka të tillë… Epo, kjo qartazi është e pavërtetë. Sepse nëse e shihni Serbinë para Milosheviçit, për aq sa Kosova ishte e okupuar nga Serbia, planet për shfarosjen e shqiptarëve ekzistonin me Çubriloviçin, Andriçin… dhe nëse e shihni Serbinë pas Millosheviçit prej kohës kur ai vrau veten, ju keni pasur”- shtoi studenti më tej duke i kujtuar se presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka qenë ministër i Informacionit në qeverinë e Millosheviçit.

Jeremiç u vu në siklet nga faktet që djaloshi shqiptar i paraqiti, duke mos i kthyer një përgjigjie për pyetjet që ai i parashtroi.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?