Studenti i parë me sindromën down në vend, Gersi në podcastin e Ramës: Jam kampion noti sepse bëra shumë stërvitje dhe s’u dorëzova kurrë

14 Tetor 2023, 08:07| Përditesimi: 14 Tetor 2023, 11:22

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka patur një të ftuar special kësaj radhe në podcastin e tij të përjavshëm. I ftuar ishte Gersi Troka kampioni i notit dhe studenti i parë në Shqipëri me sindromën Down. 

I lindur për të qenë i veçantë, kampioni i notit i cili siguroi medalje të artë në Lojërat Olimpike Speciale Berlin 2023, pyetjen e parë nga kryeministri Rama e mori pikërisht për arritjen e tij. Përgjigja e 23-vjeçarit ishte vërtet frymëzuese.

“Unë dola kampion olimpik sepse kam punuar shumë, kam bërë shumë stërvitje dhe nuk jam dorëzuar derisa u shpalla kampion noti”.

23-vjeçari i cili bëri historinë duke qenë studenti i parë me sindromën down në Shqipëri, rrëfeu në podcastin e kryeministrin pengun e jetës, që në të njejtën kohë u bë dhe shtysa më e madhe për të shkëlqyer në jetë.

‘Që prej ikjes së babait tim nga jeta unë ndjej keqardhje sepse nuk e kam takuar kurrë. Do doja ta takoja vetëm njëherë përpara se të ikte. Por, ikja e tij u bë shtysa ime për të qenë kampion dhe për të mos u dorëzuar kurrë”.

Mes tyre nuk munguan dhe batutat, kur Gersi shprehu dëshirën e tij për të takuar një nga artistët më të njohur shqiptarë.

Gersi Troka ka komentuar edhe mënyrën se si vishet kryeministri, pyetje të cilën Rama e priti me humor.

Ora 11:19
‘Mami im ka qenë me ju, por e ka dredhur’! Kampioni i notit, Gersi Troka ia thotë hapur Ramës: Jam fansi yt dhe kam votuar të rrish në pushtet

 

Kampioni i notit, me aftësi të kufizuara, Gersi Troka ka folur në podcast-in e kryeministrit Rama ndërsa shprehu dhe pëlqimin e tij për imazhin e kreut të mazhorancës si politikan.

Troka rrëfeu se e ka ndjekur kryeministrin dhe ndau edhe zgjedhjen e tij për ta votuar.

“Të kam votuar, që të rrish në pushtet, atje ku je ti tani”, tha Gersi.

Por, ndërsa kryeministri e pyeti nëse e ka zhgënjyer ndonjëherë, Troka tha se edhe mamaja e tij ishte më herët e orientuar drejt Partisë Socialiste, por ka raste se e ka dredhur sepse nuk është më me Partinë Socialiste.

“Ka qenë me ju por pas ca kohësh ka ecur vetëm drejt. Dhe ka votuar njërin e një partie vetëm për ne, që bënte me tepër për aftësinë e kufizuar më së shumti.”, thotë kampioni i notit.

"Edi Rama, unë të kam ndjekur ty me sy kur flet në Kuvend sepse unë jam fansi yt, jam fans i Partisë Socialiste dhe të kam votuar, që të rrish në pushtet, atje ku je ti tani. Jam kampion, po kam qejf të merrem dhe me politikë. Po e them edhe për mamin që tani është këtu. Mami ka qenë shumë me ju, por ka raste se e ka dredhur sepse nuk është më me Partinë Socialiste, por është me Partinë Demokratike, po ka ecur vetëm drejt, vetëm drejt dhe ka votuar njërin e një partie vetëm për ne, për aftësinë e kufizuar më së shumti", tha Gersi. 

Ora 08:46
Gersi ‘gjykon’ Ramën: Po pse vishesh kështu pa hekurosur, ku i ke rrobat e luksit?

 

Gersi Troka ka komentuar edhe mënyrën sesi vishet kryeministri, pyetje të cilën Rama e ka pritur me humor.

Pjesë nga biseda:

Gersi Troka: Po pse vishesh kështu pa hekurosur? Pse s’je veshur luks?

Rama: Tani, edhe unë mund të them ty ke ardhur pa hekurosur edhe të krehur se kështu më the. E rëndësishme është të harrojmë lukset sepse s’janë këto që e përcaktojnë njeriun.

Ora 08:43
Gersi rrëfen historinë prekëse në podcastin e Ramës: Ikja e tim ati më ka prekur shumë, do doja ta takoja vetëm njëherë! Ai u bë shtysa ime për të qenë kampion

 

Gersi Troka, 23-vjeçari i cili bëri historinë duke qenë studenti i parë me sindromën down në Shqipëri ka rrëfyer historinë e tij prekëse në podcastin e Ramës. Gersi tha se do donte të shihte të atin vetëm njëherë përpara se të ndërronte jetë, sidoqoftë ai thotë se edhe kjo ka qenë shtysa e tij për t’u bërë kampion noti.

‘Që prej ikjes së babait tim nga jeta unë ndjej keqardhje sepse nuk e kam takuar kurrë. Do doja ta takoja vetëm njëherë përpara se të ikte. Por, ikja e tij u bë shtysa ime për të qenë kampion dhe për të mos u dorëzuar kurrë.’- tha Gersi Troka.

Ora 08:18
PODCASTI/ Rama batuta me Gersin: Dua të takoj Noizyn! Kryeministri: Ai duhet të vij të takojë ty, jo ti atë

 

Studenti me sindromën down, Gersi Troka ka folur edhe për artistët që e frymëzojnë dhe që ka dëshirë ta takojë. Gersi përmendi reperin Noizy ndërsa Rama me humor përpos se i premtoi se do e bënte të mundur takimin e tyre, i tha se Noizy duhet të vijë me patjetër ta takojë Gersin 23-vjeçar.

Gersi Troka: Kam dëshirë të takoj Noizyn e kam shumë qejf dua ta takoj

Rama: Noizy duhet të vij të takojë ty, jo ti atë.  Unë do të takoj me Noizyn, pastaj ai do të marrë dhe do të çojë atje dhe të shohësh sesi i regjistron këngët bashkë me ekipin.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Angel: 14/10/2023 10:11

    Ky esht tipik njeri fasade ky duhet tu kushtoi me shum koh njerzve me aftesi ndryshe duje ju rritur shebimet socjale dhe jo duke i ledhatuar ne per popkaste.

    Përgjigju
  • sapa: 14/10/2023 08:55

    A e shikoni o shqiptare cfare kryeministri modest dhe para se gjithash gjen kohe per te bere programin e tij ne sherbim te popullit!

    Përgjigju
    • Gazepi: 14/10/2023 10:55

      Shko tani e ha sufllaçen o llum patronazhist.

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?