Studenti ‘gllabëron’ veprën e artit: Isha i uritur, dola pa mëngjes (VIDEO)

1 Maj 2023, 19:53| Përditesimi: 1 Maj 2023, 19:57

  • Share

Një situatë e pazakontë është regjistruar në një muze në Seul. Vepra e famshme e artit, një banane e varur me një ngjitës është “gllabëruar” nga një student nga Koreja e Jugut.

Ai tha se ka qenë shumë i uritur pasi kishte dalë pa mëngjes.

“Kam qenë shumë i uritur sepse dola pa mëngjes. A nuk është një vepër arti dëmtimi i një vepre arti”, tha ai.

Megjithatë, për këtë ai nuk u ndëshkua, por punonjësit e muzeut e zëvendësuan shumë shpejt bananen.

Vepra e quajtur” Comedian” është pjesë e ekspozitës “Cattelan We”, e së fundmi ishte ekspozuar në Seul.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?