Protesta e studentëve në Beograd

Studentët serbë marrin pjesë në bllokadën e institucioneve, kërkohet dorëheqja e Vuçiç pasi pranoi planin e BE-së për Kosovën

22 Mars 2023, 10:22| Përditesimi: 22 Mars 2023, 10:39

  • Share

Mbrëmjen e djeshme, studentët e disa universiteteve të Beogradit, kanë protestuar në qendër të kryeqytetit serb duke paralajmëruar bllokadë të institucioneve për shkak të planit evropian për Kosovën.

Bllokadën institucionale në Serbi e kanë paralajmëruar partitë opozitare të mbledhura si “Opozitë shtet-formuese” të cilat kanë njoftuar se një organizim i tillë do të nisë të premten në 24 mars. 

Në protestën e mbajtur para godinës së fakultetit filozofik, ku u mblodhën qindra studentë, u bë me dije se këta të fundit u kanë dërguar email grupeve parlamentare në Kuvendin serb, ku u kërkojnë nisjen e procedurës për shkarkimin e presidentit Aleksandër Vuçiç, të cilin e akuzojnë për shkelje të kushtetutës duke pranuar marrëveshjen e Ohrit për Kosovën. 

“Përgjigja do të tregojë se kush është në të vërtetë përfaqësues i popullit”, u tha në tubimin ku morën pjesë disa qindra persona.

Marrëveshja për të cilën Kurti dhe Vuçiç u dakordësuan në takimin e 18 marsit, të mbajtur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ka ngjallur kundërshtime të forta në Serbi, me partitë opozitare që kanë kërkuar dorëheqjen e Vuçiç. 
 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ILIR: 26/03/2023 16:30

    Po kujdes, nje tufe me budallenj!

    Përgjigju
  • Alb: 22/03/2023 11:54

    Kta jan te bashkum, jo si shqiptare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?