Foto ilustruese

Studentët mbledhin 10 mijë firma për kthim në auditorë, Ministria e Arsimit ende pa një vendim

2 Shkurt 2021, 15:08| Përditesimi: 2 Shkurt 2021, 15:13

  • Share

Studentët përmes një peticioni të zhvilluar kanë mbledhur 10 mijë firma për rikthimin e tyre në auditorët e universiteteve, teksa ministria e arsimit ende nuk ka dalë me një vendim lidhur me këto kërkesa.

Në një shkresë të hartuar prej përfaqësisë së tyre, studentët bëjnë me dije se kanë arritur të mbledhin 10 mijë firma ku kërkojnë hapjen e auditorëve jo vetëm për provimet por edhe për seminaret, praktikat dhe punët e laboratorit.

Ata kundërshtojnë zhvillimin e provimeve online me argumentin se do të lindin pabarazi në sigurimin e kushteve për zhvillimin e tyre për pasojë edhe pabarazinë para ligjit dhe shkeljet e detyrimit kushtetues.

“Ju bëjmë me dije se peticioni për hapjen e auditorëve është mbi 10 mijë nënshkrime. Më poshtë ju paraqesim listën e të gjithë nënshkruese. Ju bëjmë të ditur gjithashtu se kërkesat tona për hapjen e auditorëve lidhen me zhvillimin e seminareve, praktikave dhe punët e laboratorit duke përjashtuar zhvillimet e leksioneve. Kërkojmë që zhvillimi i provimeve të përfshihet si pjesë e kërkesës së studentëve për hapjen e auditorëve dhe marrjen drejtpërdrejtë të studentëve në provime.

Ne studentët kundërshtojmë zhvillimin e provimeve online për shkak të pamundësisë dhe pabarazisë në sigurimin e kushteve për zhvillimin e tyre për pasojë edhe pabarazinë para ligjit dhe shkeljet e detyrimit kushtetues. Opinionet e pedagogëve dhe administratës së universiteteve nuk përfaqësojnë vullnetin e studentëve dhe jo detyrimisht mbrojnë interesin e tyre”, kanë shkruar ata. 

Një ditë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi se brenda kësaj jave do të merret një vendim për peticionin e dërguar nga studentët për zhvillimin e provimeve në auditore.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Uaa: 03/02/2021 02:19

    U bene si ato grupet ne fejsbuk "te behemi 100 mije shqiptare qe te ngjallet Michael Jackson. Po mblodhen dhe ca firma t'i thone virusit te ike fare, meqe s'jane dakord keta qe te rrine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?