Ministria e Arsimit

Studentët kërkuan 100 € në muaj për shkak të rritjes së çmimeve, Ministra e Arsimit e refuzon: Janë përkrahur nëpërmjet uljes së tarifës vjetore

8 Nëntor 2022, 17:07| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 18:34

  • Share

TIRANË- Ministria e Arsimit ka refuzuar kërkesën e studentëntëve për t'u dhënë 100 euro ndihmë për shkak të rritjes së çmimeve. Në përgjigjen e kthyer kundrejt studentëve, ministria thekson se janë ezauruar të gjitha mundësitë për të ofruar lehtësira për studentët, ndërsa shton se janë përkrahur të gjithë nëpërmjet përjashtimit ose uljes së tarifës vjetore.

shtator të këtij viti, një grup studentësh dorëzuan në kryeministri një peticion të firmosur nga 6 mijë studentë, ku kërkuan mbështetje për çdo student me 100 euro. Peticioni u realizua online tek Portali ‘Studentët Denoncojnë’.

Përmes peticionit kërkohej ndihmë konkrete për studentët, me nga 100 euro për person, pasi sipas tyre kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme. Në peticion shkruhej se qiratë e shtëpive kanë shkuar në 300 euro, ndërkohë që produktet e shportës janë rritur me 60% dhe këto kosto nuk mund të përballohen me pagën minimale prej 32 mijë lekësh.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?