Studentët e Mjekësisë zhvendosin protestën, nga rektorati marshojnë drejt ministrisë së Arsimit: S'duam punë me detyrim, na plotësoni kushtet

23 Qershor 2023, 12:04| Përditesimi: 23 Qershor 2023, 12:24

  • Share

 

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë zhvendosur protestën e tyre nga rektorati drejt Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë, duke bërë thirrje kundër punësimit të detyruar.

Të veshur me uniformat e bardha dhe me pankarta në duar mjekët e ardhshëm  i kanë bërë thirrje qeverisë të tërhiqet nga vendimi për punësimin e detyrueshëm të tyre, për tre vite pas përfundimit të shkollës së mjekësisë.

Ata kanë vijuar me thirrje ndaj Ministres Kushi, teksa kanë ‘pushtuar’ dyert e institucionit të Ministrisë së Arsimit.

Ky vendim vjen për shkak të planit të qeverisë, që parashikon që studentët e Mjekësisë duhet të punojnë 3 vite në Shqipëri, përpara se të diplomohen.

Kujtojmë se studentët e Mjekësisë kanë zhvilluar edhe protesta të tjera lidhur me këtë projekt-vendim të qeverisë.

 


Lajmi kryesor:

Studentët e Mjekësisë sërish në protestë, varin 'bluzat e bardha' te kangjellat e Ministrisë së Arsimit: Do vijojmë derisa të tërhiqen për punësimin me detyrim


M.T//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?