Studentët e Mjekësisë protestë para Ministrisë së Arsimit: Të dorëhiqet zv.ministrja! Manastirliu të ketë guxim të na presë në takim

9 Tetor 2023, 10:19| Përditesimi: 9 Tetor 2023, 14:38

  • Share

E hëna e javës së dytë e bojkotiti nga studentët e Mjekësisë nisi më bllokimin e hyrjes së fakultetet.

Një vit në Universitetin e Mjekësisë, për studentin që do të vendosë të largohet nga Shqipëria, sipas ligjit të ri, miratuar në korrik, kushton 6.8 milion lekë të vjetra në vit. Por disa prej tyre nuk janë gati të paguajnë ndaj vijojnë bojkotin.

Nga Godina në QSUT aty ku zhvillohet mësim, studentët marshuan drejt Ministrisë së Arsimit. Ata kanë kërkesë të parë, shfuqizimin e ligjit që i detyron të punojnë pas studimeve 2 deri 5 vite në Shqipëri.

Një përballje dhe diskutim e duan edhe me Ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu. Në hyrje të godinës vendosën një tufë lule, duke shpallur kështu simbolikisht vdekjen e saj për moseragimin.

Në shenjë proteste, ata dogjën para Ministrisë edhe disa euro false sikurse grisën letra ku shkruhej kontratë.

Një tjetër kërkesë e tyre, ishte dorëheqja e zv.ministres së Arsimit Albana Tole, e cila në një emision televiziv ka thën që studentët te cilët nuk bien dakord me kushtet e kontratës të ndërpresin studimet, t’i lenë përgjysmë ato.

Ora 12:58
Studentët e Mjekësisë në protestë, letër Ministres së Arsimit: Kërkojmë përballje live me Manastirliun për ligjin e miratuar

Studentët e Mjekësisë janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit ku po protestojnë kundër ligjit që i detyron që pas studimeve të punojnë për 5 vite në Shqipëri.

Në thirrjet e tyre por edhe përmes një letre drejtuar Ministres së Arsimit, studënttë kanë shtruar dy kërkesat e tyre.

“Ne studentët e Mjekësisë kërkojmë një përgjigje për shqetësimet e ngritura sot në protestë.

1.Kërkojmë dorëheqjen e zv/ministres Albana Tale

2.Përballje me ministren live, për ligjin e miratuar, znj.Ogerta Manastirliu", kanë shkruar studentët.  

Ora 11:48
VIDEOLAJM/ Studentët e Mjekësisë në protestë, djegin ‘eurot’ para Ministrisë së Arsimit

Studentët e Mjekësisë janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit ku po protestojnë, ndërsa kërkojnë edhe një takim me ministren Ogerta Manastirliu.

Në shenjë proteste, ata kanë djegur para ministrisë edhe disa euro false, për të kundërshtuar ligjin që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri, ose të paguajnë tarifën e plotë të studimeve, e cila ende nuk është bërë publike.

Ora 11:34
Studentja e Mjekësisë për Report Tv: Nuk tërhiqemi pa na u plotësuar kërkesat

 

Një studente e vitit të parë të Universitetit të Mjekësisë ka folur për Report Tv. Nga protesta, ku bashkë me bashkëmoshatarët e tjerë ishte ulur këmbëkryq para Ministrisë së Arsimit studentja thotë për gazetaren Enxhi Musaj se bojkoti do të vazhdojë deri sa t’iu plotësohen kërkesat.

Ajo thotë se ende nuk i është dhënë asnjë kontratë për të firmosur, pro vetëm një draft ku ka deklaruar se është studente e Universitetit të Mjekësisë.

“Nuk më është dhënë asnjë kontratë as draft, thjesht kam firmosur një deklaratë që jam në mjekësinë e përgjithshme. Edhe çmimi nuk është vendosur, njëherë thuhet 6 mln, njëherë 5.8. Është një situatë konfuze, është viti i parë që e bëj. Se kam provuar asnjëherë një ndjesi të tillë, sheh që bëhen bojkote, protesta, ligje të pakuptimta.

Java e parë ka shkuar normalisht, përveç të premtes që nuk erdha dot në protestë. Do iu bashkohem edhe ditëve të tjera protestës derisa të na plotësohen kushtet që kemi vendosur. Nuk bie dakord me mënyrën se si e kanë vendosur këtë ligj, nuk mund të nisësh një vit universitar dhe më pas në mes të vitet iu thonë studentëve ka ndryshuar kontrata. Mënyrë që kanë vendosur 5 vite me detyrim është e kotë, ti si drejt s’ke të drejtë të vendosësh ligje që t’i do të rrish me detyrim. Kur të dalë një ligj dhe të më tregojë sa është pagesa atëherë do vendos se çfarë do bëj”, tha studentja për Report Tv.

Ora 10:58
‘Shihemi në gjyq’, studentët e Mjekësisë protestë para Ministrisë Arsimit

Studentët e Mjekësisë kanë vijuar me protestën. Ata kanë marshuar nga godina e Universitetit të Mjekësisë deri tek Ministria e Arsimit që ndodhet në rrugën e ‘Durrësit’.

Me pankarta në duar ‘Shihemi në gjyq’ studentët kundërshtojnë ligjin që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.

"I kërkojmë ministres të ketë guximin të përballet me studentët.

Ne studentët e mjekësisë nuk jemi qengja që të keni të drejtën të na flijoni. S’ua ka dhënë të drejtën as parlamenti e as zoti", thonë ata.

Ora 10:36
Studentët e Mjekësisë në protestë, bllokojnë kryqëzimin tek 9-katëshet në Tiranë

 

Studentët e Mjekësisë po vijojnë me protestën. Ata fillimisht bllokuan hyrjen e godinës ku zhvillohet mësimi, ndërsa tashmë janë nisur drejt Ministrisë së Arsimit. Ata janë ulur këmbëkryq në tokë dhe kanë bllokuar kryqëzimin në zonën e njohur edhe si 9-katëshet në Tiranë.

"Ne studimet nuk i lëmë, por dorëheqja duhet dhënë", duke kërkuar kështu dorëheqjen e zv.ministres së Arsimit Albana Tole.

"S'ka më heshtje, s'ka më pritje, ne studemtët duam zgjidhje", thonë ata. 

"Mjekësia bojkoton, mjekësia proteston", thotë ata.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/10/2023 00:51

    Cfare kujtojne keta se jashte do te gjejne fusha me lule?! Ne U.S.nje pjese e kolegeve te tyre qe jane diplomuar e punesuar per /Kaiser Permanente/ jane hedhur ne greve dhe e dini pse?-Sepse kerkojne paga me te mira dhe orar me te mire, se punojne nga 15-16 ore ne dite ne aksion te plote,jo te dredhin zinxhirin gjithe diten, sic bejne keta te Shqiperise.Keta nese duan te fitojne lirine me shpejt,le te shkojne gjate veres ne Gjermani te punojne ne azile pleqsh,jo te shullehen neper plazhe e te kercejne ne disco,edhe eksperience marrin dhe page te mire marrin,per veshtiresi ne pune dhe mund t'a shlyejne me shpejt detyrimin monetar qe i detyrohen shtetit tone dhe taksapaguesve.Por tani cdo dite bojkoti t'ju konsiderohet mungese pa arsye.Po plotesuan numrin e mungesave,te paralajmerohen per humbje e riperseritje te vitit dhe si rrjedhim e zgjatje me nje vit te kontrates.Vetem keshtu vene mend keta.

    Përgjigju
  • Linda: 09/10/2023 15:30

    Fatkeqsia me e madhe e ketyre protestave eshte se nuk behen nga te gjithe studentet por nga nje pjes e vogel te mire paguar nga Berisha dhe kompania e tij jane protesta me qellime te para menduara krejt tjeter nga ato qe "kerkojn"!! Ne 16 Tetor do mblidhet Samiti Evropian qe u mblodh ne Dhjetorin e kaluar ku Berisha dhe tradhetaret e vendit bene ne te njejten dite protesten me te turpshme te historis shqiptare!Se fundi nuk ka mundesi se si Evropa te pranoj keta student te punojn per ta kur keta nuk pranojn te punojn per vendin e tyre!

    Përgjigju
  • feliks: 09/10/2023 14:06

    A e dine keta studente plera qe studjojne me taksat e popullit prandaj kane detyrime,kush nuk do le te shkoje ne shkolla private.

    Përgjigju
  • Klodi: 09/10/2023 13:15

    Aty rrini,edhe flini po deshet,nuk ju ndalon askush.Diplom me taksa shqiptare per te punuar ne Gjermani harrojeni.Jeni nje turp dhe nuk meritoni te beheni mjek

    Përgjigju
  • Shqiptari: 09/10/2023 12:25

    Kam jetuar kuvenduar me Arben Brocin, Azem Hajdarin, Gramoz Pashkon, Pandeli Majkon etj. Nuk kane pasur si ideal qe te kishte ligje te dyshimta si disa qe jane votuar kohet e fundit bile kane qene kundra. Mendimet e tyre duhet te llogariten si vota vendimtare sot ne Kuvendin e Shqiperise, jo te harrohen dhe te mbulohen nga injoranca, egoja personale dhe krimi I organizuar. Nese ne ate kohe u tolerua duke dale me slloganet “ kushte me te mira per studentet”, “Shqiperia si gjithe Europa”, “Liria e fjales dhe shtypit te lire”, u be se ne vete shqiptaret, prindit tane,bashkeatdhetaret tane kishim gabuar, pra nuk mund te hakmereshim me ta, ne perkrahem bashkejetesen, perparimin dhe nuk preanuam skenat e “ causheskut”. Dhe kjo nuk ishte gabim por largepamesi e cila duhet te jete dhe sot. Sot kerkohet te vlersojme jo demin e bere por shkaqet e tij, menyra per tu riparuar, nese nje ligj eshte I keq, ta revokojme ate, nese dikush eshte injorant ose I mefshet ta largojme ate, nese dikujt I mungon vizioni te punojme per ta zgjeruar vizionin ne drejtim te mireqenies dhe demokracise, nese dikush eshte dashakeqes. hajdut, mafjoz, antishqiptar ta izolojme ate qe te behet I pademshem. Ta bejme Shqiperin si gjithe Europa sic e donte Arbeni, Dhjetoristet, Minatoret dhe gjithe shqipetaret.

    Përgjigju
  • Miri: 09/10/2023 11:59

    Paguani universitetin vet pastaj ikni ku te doni.

    Përgjigju
  • Kistra: 09/10/2023 11:55

    Po flamurin kombetar pse e tundin, nderkohe qe nuk duan te sherbejne nje sekond ne kete vend?!

    Përgjigju
  • bpbi: 09/10/2023 11:53

    Paguajne dhe ato, jane taksat qe paguajne prinderit e tyre.Ndoshta paguajne me shume se Kastrati & Co. por ce do qe firojne ne xhepat e ministrave dhe ministreshave.Si gjithnje Babloku s'di gje.Nese ato do ishin ngopur qe mos u ngopshin do te ishin investuar me shume ne arsim dhe shendetesi.I lumte dhe pak kane bere.Ndryshe kjo llumhane qe na rrethon kudo vetem do te trashet.I keni pyetur ku i kane femijet e tyre politikanet tane.Ku i shkollojne.Lere pastaj ku i punesojne.Shikoni BSH.

    Përgjigju
  • Reali: 09/10/2023 11:35

    Politikan te lindur ne rendin jodemokratik !. Vlersojeni konkurencen e lire dhe largohuni nga orjentimi I konkurencen e dhunshme qofte dhe e shoqeruar me ligje dhe votime jo te studjuara mire. Nxirni mesime nga e kaluara e vendit tone por dhe ajo nderkombetare, mos haroni anijen “vlora” dhe mos prisni qe ajo te ankorohet ne dyert e universitetet tona. Ku te shohim intelegjencen Shqiptare te shperfytyrohet dhe te largohet nga atdheu I tyre te poshteruar dhe denuar nga ligje antidemokrati. Ju I keni shembujt ku mjeket,dhe kuadro shqiptaret te shkolluar, po japin frutet e studimeve dhe punimeve te tyre ketu ne vendin tone mbasi jane sprovuar me ligjin e konkurences se lire ne Bote dhe Shqiperi. Jepuni mundesin shqiptarve te jetojne jeten e tyre. Mos ju nenshtroni krenarise se semure,, interesve personale dhe krimi te trasheguar, sepse kemi eksperiencen Shqiptare dhe mos te behemi te mefshem duke pritur udhezime qofte dhe imponimin e Nderkombtarve, qe jane te vlersushme por jo te mjaftushme. Quhet arritje largimi nga qeveria dhe politika nje Zvkryeminister me parate e popullit, avjonet e tij dhe Policine e Shtetit. Mos valle motua e disave eshte, te votojme ligje per te siguruar para qe ti konsumojme ne menyre “Gadafjane” ne boten e lire joshqiptare, jo si shqiptarete e vuajtur te anijes “Vlora” .Politikanet te japin kontributin e tyre si atdhetare duke vlersuar ligjet per te cilat I ka votuar populli dhe jo flasin si azilante jopolitik. . Duhet reagim. Anija “Vlora” arriti ne Vranisht dhe Himare mos u habisni kur te ankorohet ne Tirane. Te rroje Shqiperia.

    Përgjigju
  • tefiku: 09/10/2023 11:20

    Harojne se jane ne kapitalizem dhe vazhdojne te kerkojne favoret e komunizmit.I doni qyl te gjitha edhe te mirat e kapitalizmit dhe te mirat e komunizmit.Paguani si ne gjithe boten perendimore dhe shkoni ku te doni.Apo paguajme ne dhe juve shkoni te sherbeni atje ku nuk ka paguar njeri per shkollen tuaj.

    Përgjigju
  • Cudi: 09/10/2023 10:50

    Keta po protestojne se duan te migrojne ne Gjermani me kollare dhe nuk presin dot 3 vite.Turp ku perfunduam si shoqeri.Kush tja fuse njeri tjetrit e kush te perfitoj e te largohet sa me pare

    Përgjigju
  • e drejta: 09/10/2023 10:29

    PAGUANI SI DUHET DHE IKNI EDHE NE TE SEMES PASTAJ...ASNJE NUK ESHTE I DETYRUAR

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?