Studentët e mjekësisë protestë: Kjo është vetëm dita e parë e bojkotit, do bëhemi më shumë

2 Tetor 2023, 09:36| Përditesimi: 2 Tetor 2023, 09:37

  • Share

1696232252_1696230895protestaestudentevetemjekesise.jpg

Me bluzat e bardha të veshura dhe me pankarta në duar, studentët e mjekësisë kanë protestuar kundër ligjit për punësimin me detyrim. Ata kanë vendosur të bojkotojnë procesin mësimor. Një prej studentëve tha se kjo është vetëm dita e parë e bojkotit dhe se do të vijojnë me protestat.

“Nuk po luftojmë vetëm për një të drejtë tonën. Kemi që nga korriku që protestojmë. Ky popull që meriton kaq shumë të marrë shërbimin e merituar. Jo siç ndodh sot, kjo është vetëm dita e parë e bojkotit. Shpresoj që në ditët në vijim do të jemi më shumë, do vazhdojmë ti përmendim vazhdimisht popullit dhe qeverisë që mjekësia është elita e këtij vendi. Ne nuk jemi tradhtarë siç na kanë përmendur shpesh herë nëpër studio. Nuk jemi ne ata që i shpërdorojmë taksat e këtij populli. Ne jemi ata që sakrifikojmë sa e sa vite të jetës vetëm që të përgatitemi e ti shërbejmë popullit në mënyrën më dinjtoze që të mos vuajnë nëpër spitale, por për t’iu dhënë një jetë me dinjitet.  Shumë e vërtetë që mjekët largohen, por ky është faji individual i atyre që ikin dhe faji i instancave shtetërore, që nuk ua mundësojnë kushtet dhe sigurinë. Për këtë arsye mjekët largohen”- u shpreh një prej tyre.


Lajmi kryesor:

Viti i ri akademik, Mjekësia bojkoton mësimin! Studentët protestë kundër punësimit me detyrim: Ligjin e çojmë në Kushtetuese, s'bëjmë kompromise


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?