Duka dhe Sylvinho

Strukturimi i programit për Euro 2024, Duka: Kemi nisur nga puna! Për sfidën e ardhshme, thelbësor një rezultat pozitiv

22 Nëntor 2023, 12:44| Përditesimi: 22 Nëntor 2023, 12:51

  • Share

Presidenti i Federatës Shqiptare të Fubtollit, Armand Duka ka bërë me dije se nga sot ka nisur puna për një program të strukturuar për përgatitjen e sfidave që e presin kombëtaren në Euro 2024.

Ai shkruan se është thelbësore që Shqipëria të marrë rezultat pozitiv në sfidën e ardhshme në kampionatin europian që do mbahet në Gjermani.

“Respekt, mirënjohje e falenderime nga zemra për  ekipin tonë kombëtar, stafin teknik e administrativ që na sollën në këtë vend nderi në renditjen e ekipeve.  Kualifikimi ishte ëndërr e realizuar dhe më parë, por  vendi i parë në grup e renditja si skuadra e 11 e Europës ka qenë e pabesueshme më parë, e sot realitet.Nga sot, kemi filluar një program të strukturuar për t'u përgatitur më mirë për sfidën tonë të ardhshme, e cila për ne është thelbësore, një rezultat pozitiv në Euro2024. Mbështetja juaj na mbush me energji pozitive dhe për këtë dua t'ju falenderoj të gjithëve. Bashkë, ne mund të arrijmë shumë!"- shkruan Duka.

Shqipëria arriti kualifikimin për herë të dytë në Euro 2024, duke u renditur në krye të grupit E, e ndjekur nga Çekia në vend të dytë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?